Ish zv.ministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, deklaratën e ministrit Sveçla për Vuçiqin e cilëson si të panevojshme.
Shkodra në një prononcim për GazetaBlic thotë se, me deklarata të tilla, iu shtohet pesha posterave që u vendosen ditën e djeshme.
Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla dje ka reaguar pasi disa posterë dedikuar Vuçiqit janë shfaqur në Veri të Kosovës.“Komandanti suprem, po të presim”, thuhet në posterë
“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij.”thuhet në njoftimin e Sveçlës.











