Shkolla e mesme e mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë, sot ka bërë përurimin e laboratorit teknik të dhëmbëve, njofton Veriu.Info.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
Ai ka thënë se ky është vetëm njëri ndër projektet që është realizuar nga komuna e Mitrovicës dhe se shëndetësia është prioritet i tyre.
“Shëndetësia është prioritet i yni, andaj ky është vetëm një nga projektet. Na presin edhe shumë projekte të tjera që kemi në plan për t’i realizuar”-ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot realizuam edhe një premtim, duke plotësuar kërkesat e nxënësve të Shkollës së Mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë.
Përuruam Laboratorin më modern për teknikë të dhëmbëve, i cili do të përgatis mantilbardhët e së ardhmes për tregun e punës.
Shëndetësia është prioritet i yni, andaj ky është vetëm një nga projektet. Na presin edhe shumë projekte të tjera që kemi në plan për t’i realizuar.
Urime dhe suksese. Bashkë për Mitrovicën!











