Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkollat që mbeten në letër – Si dështoi Rama në ndërtimin e tri shkollave të reja në Prishtinë

09/09/2025 - 15:16
në Kryesore, Lajme
A A
Shkollat që mbeten në letër – Si dështoi Rama në ndërtimin e tri shkollave të reja në Prishtinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale, por kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mbetet i ngarkuar me premtime të pambajtura. Nga 59 premtime që nuk janë realizuar ende, në qendër të vëmendjes janë ato që lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien e qytetarëve, duke përfshirë ndërtimin e shkollave të reja në kryeqytet.

Rama kishte premtuar ndërtimin e disa shkollave në lagjet e Prishtinës, kryesisht me pak të frekuentuara nga ai. Një premtim i tillë deri tani ka mbetur kryesisht në letër.

Tre raste të veçanta kanë mbetur të parealizuara: Ndërtimi i një shkolle në lagjen “Kroi i Njelmëve”, Ndërtimi i një shkolle në lagjen “Kodra e Trimave” si dhe Ndërtimi i “Liceut Artistik”, që përfshin drejtimin e muzikës dhe baletit, artit dhe dramës, si dhe gazetarisë.

Sipas raportimeve, ndërtimi i këtyre shkollave, sipas zotimit të Ramës, pritej të përfundonte në gusht të vitit 2025, por deri tani punimet nuk kanë nisur fare.

Çfarë kishte deklaruar Rama para se të vinte në pushtet?

Para se të vinte në pushtet, Përparim Rama shprehej i bindur se brenda mandatit 4 vjeçar do të përfundonte ndërtimi i këtyre shkollave, por fjalës nuk i qëndroi prapa.

“Në programin tonë kemi projekte konkrete në relacion me arsim, shëndetësi, kulturë dhe infrastrukturë. Te programi i arsimit i kemi shtatë shkolla që janë në planin tonë. Tri shkollat e para ndërtohen brenda periudhës kohore dyvjeçare, dhe katër shkollat e tjera brenda periudhës tjetër dyvjeçare, pra brenda katër viteve i kemi shtatë shkolla të cilat do t’i ndërtojmë,” deklaronte Rama në emisionin Rubikon.

Përveç tre rasteve ku dështoi të ndërtojë shkolla të reja, Përparim Rama nuk ka mbajtur edhe 56 premtime të tjera.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, gjatë katër viteve të mandatit të tij, kryetari i Prishtinës ka arritur t’i përmbushë 73 premtime, 37 janë gjysmë të përmbushura, ndërsa 37 të tjera janë vetëm të filluara.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 12 tetor. Në garë për kryetarin e Prishtinës janë: Përparim Rama nga LDK-ja, Hajrulla Çeku nga Vetëvendosje, Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekë Berisha nga AAK dhe Besa Shahini nga PSD./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Zhvillimet më të fundit nga dita e dytë e samitit të NATO-s në Ankara

Zhvillimet më të fundit nga dita e dytë e samitit të NATO-s në Ankara
08/07/2026 - 14:46

Samiti i NATO-s në kryeqytetin turk, Ankara, ka hyrë mirë në ditën e tij të dytë dhe është e qartë se presidenti amerikan Donald Trump nuk është në...

Më shumëDetails

Betisi transferon futbollistin e Real Madridit

Betisi transferon futbollistin e Real Madridit
08/07/2026 - 14:43

Futbollisti Fran Garcia është larguar nga Real Madridi. Mbrojtës spanjoll do ta vazhdoj karrieren te Betisi. Mediat spanjolle raportojnë se Betis do të paguaj 4 milionë euro për...

Më shumëDetails

Brazili alarmon për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

Brazili alarmon për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
08/07/2026 - 14:37

Vendimi i SHBA-ve për të cilësuar dy grupet më të mëdha kriminale të Brazilit si organizata terroriste mund të shërbejë si pretekst për ndërhyrje ushtarake, paralajmëroi Ministria e...

Më shumëDetails

Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes

Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes
08/07/2026 - 14:24

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjendja aktuale me ujin në liqenet e Badocit dhe Batllavës është në nivel të ulët të mbushjes. Sipas...

Më shumëDetails

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
08/07/2026 - 14:23

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, nga data 8 deri 12 qershor 2026, ka realizuar plani operativ “Ditët e veprimit të përbashkët...

Më shumëDetails

“Diversifikoni furnizimin me energji”, Prattipati i bën sërish thirrje Kosovës që të investojë në gazin e lëngshëm amerikan

“Diversifikoni furnizimin me energji”, Prattipati i bën sërish thirrje Kosovës që të investojë në gazin e lëngshëm amerikan
08/07/2026 - 14:17

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka avokuar sërish që Kosova të diversifikojë furnizimin me energji me gaz natyror të lëngshëm amerikan...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë