Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Shkon Lumezi, vjen Elezi” – A do të zgjedhet kryeprokuror “i famshmi” Elez Blakaj?

13/01/2022 - 16:27
në Kryesore, Lajme
A A
“Shkon Lumezi, vjen Elezi” – A do të zgjedhet kryeprokuror “i famshmi” Elez Blakaj?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për konkursin e shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për kryeprokuror të ri.

Sallahu më tej tha se nuk mban mend ndonjë punë serioze që është bërë në luftimin e krimit dhe korrupsionit në vend, nga kryeprokurori aktual Aleksandër Lumezi, duke shpresuar që pasardhësi i tij të jetë më serioz.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës sipas dispozitave ligjore ka pasur të drejtën e shpalljes së një konkursi të tillë. Ata e kanë të drejtë të shpallin një konkurs të tillë dhe ky konkurs uroj që të prodhojë kandidat që kanë integritet moral dhe profesional në përzgjedhjen e një prokurori nga këta kandidat. Urojë që prej këtij procesi të dalin ose të zgjidhet kryeprokurori i cili ka integritet moral dhe profesional dhe që ka qëllim të vetëm luftimin e krimit dhe korrupsionit shoqëror” tha ai.

“Nuk jam autoritet që mund të vlerësojë punën e një organi tjetër të pavarur, mirëpo ajo që mund të them është që nuk mbaj mend, ndoshta edhe është defekt i imi në kuptim të mbamendjës që ndonjë punë serioze e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar është bërë nga KPK-ja dhe nga kryeprokurori”, tha Sallahu.

Vetëvendosje, partia që Sallahu e përfaqëson vazhdimisht ka akuzuar Lumezin për mospunë duke kërkuar që ai të shkarkohet e në vend të tij të vijë prokurori Elez Blakaj, që lëshoi Kosovën me arsyetimin e ishte i shantazhuar dhe se nuk po mund ta ushtronte detyrën e tij.

Sallahu po thotë që tash se kriteri i parë është që në krye të Prokurorisë së Shtetit të vije një person sikurse prokurori Blakaj, që do të luftojë krimin dhe korrupsionin.Ndonëse thotë se nuk e di nëse Blakaj do të aplikojë për këtë pozitë, ngase është në vullnetin e tij nëse ai do të kthehet në Kosovë.

“Besoj që ky është kriteri i parë që do të vije jo Elezi ndoshta ai që është në Amerikë sepse varet prej vullnetit të tij, por Eleza të njëjtë në kuptimin e punës që ka bërë ai. Eleza që njëmend e luftojnë krimin”…i ftojë edhe ambasadën britanike, amerikane, shoqërinë civile dhe mediet të monitorojnë me përpikëri përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme të del një prokuror i cili e ka për detyrë me luftuar krimin dhe korrupsionin brenda institucioneve dhe më gjerë”. vlerëson ai.

Përderisa gjatë ditës nga ambasada britanike thanë se nuk janë konsultuar për hapjen e konkursit, ai thotë se edhe pse nuk e kanë obligim, është dashur që te ketë sqarime ngase për KPK-në janë duke u plotësuar e ndryshuar numër i madh i ligjeve.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e parë të mbajtur për vitin 2022, të mërkurën ka marrë vendim që të shpallë konkurs për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo pasi Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill 2022.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë