
Disa momente komike kanë ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Projektligjin për Harmonizimin e Çmimit të Barnave, të propozuar nga PDK.
Gjithçka nisi kur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, replikoi me deputetin e VV-së, Besim Muzaqi, i cili paraprakisht akuzoi se projekltigji është sjellë për interesa të caktuara të grupeve të ndryshme që janë të përfshira në shitjen e barnave.









