Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkruan Baton Haxhiu: Vdekja nuk erdhi pa e parë të birin për herë të fundit

17/03/2025 - 12:54
në Opinione
A A
Shkruan Baton Haxhiu: Vdekja nuk erdhi pa e parë të birin për herë të fundit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ky është rrëfimi për Haxhi Thaçin, Një Baba që priti të birin për ta prekur dhe për të ikur në botën tjetër. Babai që rriti një hero dhe dy ditë më heret preku Lamtumirën e tij.

Shkruan: Baton Haxhiu

Disa burra nuk flasin për historinë sepse ata e jetojnë atë, e mbajnë mbi supe dhe heshtin. Ka njerëz që nuk e kërkojnë madhështinë, por ajo i ndjek ata në çdo hap.

Disa burra, poashtu, nuk kërkojnë lavdi, por historia i gjen dhe i bën pjesë të saj.

Disa njerëz i rritin heronjtë dhe mbajnë mbi supe peshën e fatit të tyre.

Haxhi Thaçi ishte një nga ata burra të rrallë që e jetoi peshën e historisë në heshtje, që pa të birin e tij të bëhej hero, por edhe të ecte në tehun e një shpatë të dyfishtë – midis lavdisë dhe tradhtisë, midis sakrificës dhe dyshimit, midis shpëtimit dhe humbjes.

I rritur në një kohë kur fjala liri ishte e ndaluar, ai e shihte të birin si çdo baba – me dashuri dhe frikë. Kur Hashimi mori malin, ai nuk e dinte nëse po bëhej hero apo po i shkonte në vdekje. Nuk e dinte nëse do të duhej ta varroste si një dëshmor apo të jetonte me turpin që i biri mund të shihej si një i humbur. Ai dhe familja e tij nuk ikën, nuk u fshehën, nuk u dorëzuan. Ata mbetën aty, në shtëpi, duke mbajtur peshën e kohës, peshën e okupimit, peshën e pasigurisë dhe dhimbjes.

Në atë shtëpi, gjatë viteve të luftës, nuk kishte hije frike. Por kishte hije dhune që endeshin çdo natë. Çdo trokitje dere mund të ishte e fundit. Çdo lajm mund të ishte një aktakuze për të birin. Babai që priste me zemër të ngrirë çdo lajm, edhe kur u dënua i biri me 18 vite burg në mungesë.

Babai që e dinte se lufta e të birit nuk kishte kthim prapa. Dhe nëse lufta do të humbiste, ai e dinte se historia do të ishte e pamëshirshme – nga hero, djali i tij do të shpallej tradhtar.

Por Hashimi nuk humbi. Ai ecën nga Rambujeja te çlirimi, nga ndërtimi i Ushtrisë Çlirimtare te krijimi i një shteti. Ai eci gjithnjë në atë vijën e hollë ku historia ose të lartëson, ose të poshtëron. Në Rambuje, ai mund të vritej. Kur e kërkonin t’i çarmatoste luftëtarët e tij, ai mund të vritej. Kur shpalli pavarësinë, ai mund të vritej. Kur votoi ligjin për Gjykatën Speciale, ai e dinte se po votonte për burgun e tij. Por ai gjithmonë e mbajti peshën e vendimeve, siç i takon burrave të mëdhenj.

Dhe në gjithë këtë rrugëtim, një njeri i qëndroi përherë prapa, duke e mbajtur peshën që djali nuk e shprehte. Babai i tij. Një burrë i heshtur që jetoi çdo fitore dhe çdo plagë të djalit të tij pa bujë, pa ankesa, pa u thyer.

Dhe pastaj erdhi momenti i fundit. Një baba që kishte parë historinë të bëhej përmes djalit të tij, që kishte pritur me vite largësitë dhe betejat e tij, kërkoi vetëm një gjë: ta shihte edhe një herë para se të largohej nga kjo botë. Nuk i dha shpirt pa ardhur djali. Nuk u nda nga kjo botë pa ia dorëzuar atij amanetin e fundit. Dhe Hashimi erdhi, e pa, e takoi, e ndjeu atë dorë të lodhur që kishte mbajtur peshën e gjithë atyre viteve.

Dhe pastaj, ai u largua. Djali shkoi sërish në Hagë, në një burg që gjykata mund ta dënojë, por që koha dhe historia do ta gjykojë ndryshe. Ndërsa babai, më në fund, gjeti paqen që e kishte pritur gjithë jetën.

Pusho në paqe, Haxhi Thaçi. Ti mbetesh përjetësisht Baba i një heroi. Baba i një historie që nuk do të harrohet. babai i Hashim Thaçit.

JU REKOMANDOJMË

Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës
Opinione

Tirania e shumicës, mësime nga Tocqueville për krizën e Kosovës

07/07/2025 - 13:49
KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    Rashit Qalaj flet për 27-vjeçarin që humbi jetën pas ndërhyrjes policore në Lipjan: E kam njohur personalisht

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • “…bartet në spital me duar të lidhura”, video e re e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Fifi nuk e fsheh më ndarjen nga bashkëshorti, e konfirmon në TikTok: Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë…

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Avokatja Hoxha për vdekjen e të riut në Lipjan: Nuk shoh cenim të të drejtave të njeriut (VIDEO)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë