Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkurte Fejza: Si deputet i PDK-së, Arbëri do të përfaqësojë me dinjitet zërin e qytetarëve

06/12/2024 - 18:09
në Lajme, ShowBiz
A A
Shkurte Fejza: Si deputet i PDK-së, Arbëri do të përfaqësojë me dinjitet zërin e qytetarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Artistja jonë e njohur, Shkurte Fejza, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, i ka ftuar qytetarët që më 9 shkurt ta mbështesin djalin e saj, Arbër Behlulin, si kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli thonë se Arbri do të përfaqësojë me dinjitet zërin e qytetarëve, idealet e lirisë dhe përkushtimin ndaj një Kosove më të mirë për të gjithë.

Postimi i plotë:

E dashur Kosovë, qytetarët tanë dhe bashkëkombës të dashur,

Për më shumë se 50 vjet, kemi qenë pranë jush me këngën dhe fjalën e zemrës, duke u përpjekur të mbajmë gjallë shpresën, idealet dhe dashurinë për vendin tonë. Të gjitha këngët tona, nga ato që frymëzuan demonstratat e vitit 1981 deri te ato që mbështetën luftën çlirimtare, janë krijuar me një qëllim: të qëndrojmë bashkë në ëndrrën për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.Sot po ju shkruajmë me emocion të veçantë, duke ndarë me ju një vendim të rëndësishëm për familjen tonë. Djali ynë Arbëri, frymëzuar nga përkushtimi i brezave të mëparshëm, ka vendosur të kontribuojë për Kosovën përmes politikës. Ai po garon si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës. Ky është një vendim i tij, i marrë me bindjen e thellë se mund të shërbejë për të mirën e vendit dhe të qytetarëve.

Ne dëshirojmë t’ju sigurojmë se, pavarësisht bindjeve politike, lidhja jonë me ju mbetet e pandryshuar. Ne nuk ndahemi nga dashuria për popullin tonë, nga përkushtimi për idealet e Kosovës së lirë dhe demokratike.Ky është një hap i ri për familjen tonë, por nuk është një largim nga vlerat që na kanë mbajtur bashkë për kaq shumë vite. Kjo është arsyeja pse ju lutemi ta shihni këtë moment si një mundësi për të forcuar atë që na bashkon, jo për të thelluar dallimet. Ne respektojmë çdo bindje politike dhe të gjithë ata që punojnë me sinqeritet për të ardhmen e vendit tonë.

Ju ftojmë që më 9 shkurt ta mbështesni djalin tonë, me besimin se ai do të përfaqësojë me dinjitet zërin e qytetarëve, idealet e lirisë dhe përkushtimin ndaj një Kosove më të mirë për të gjithë.

JU REKOMANDOJMË

Pse s’u mundësua dhurimi i kristalit për Donald Trump? Ministria e Ekonomisë jep versionin e saj

Osmani kërkoi një gur minerar të “Trepçës” për t’ia dhuruar presidentit Trump, Qeveria e Kurtit nuk ia dha – presidentja shkoi “duarthatë” në Bordin e Paqes
11/03/2026 - 17:44

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Ministria e Ekonomisë kishte refuzuar kërkesën e Vjosa Osmanit për dhurimin e një minerali/kristali nga Muzeu Shtetëror i Mineraleve dhe Kristaleve...

Më shumëDetails

Gjykimi në Hagë drejt fundit, Specialja thotë se e respekton Kushtetutën e Kosovës për të drejtat e të akuzuarve

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
11/03/2026 - 17:21

Gjykata Speciale ka publikuar në njoftim në faqen zyrtare të saj në “X” duke shkruar se gjyqtarët e Hagës sigurojnë se të drejtat e të akuzuarve respektohen në...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami thirrje rinisë: Ata që janë të pakënaqur me situatën aktuale politike le t’i bashkohen LDK-së

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
11/03/2026 - 17:09

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka uruar Forumin Rinor të LDK-së në 36 vjetorin e themelimit. Bajrami ka pasur një thirrje për të rinjtë që s’janë të kënaqur...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim komandantin e KFOR’it, flasin për sfidat e sigurisë në “një kohë të ndryshimeve të mëdha”

Kurti pret në takim komandantin e KFOR’it, flasin për sfidat e sigurisë në “një kohë të ndryshimeve të mëdha”
11/03/2026 - 16:42

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Ulutash e uroi Kurtin...

Më shumëDetails

Aksioni i madh kundër fajdeve në Prizren: Ja emrat e të arrestuarve, dyshohen për rreth 1 milion euro kamata

Aksioni i madh kundër fajdeve në Prizren: Ja emrat e të arrestuarve, dyshohen për rreth 1 milion euro kamata
11/03/2026 - 16:32

Dy persona janë arrestuar në Prizren si të dyshuar për fajde. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka organizuar një operacion policor për arrestimin e dy personave të dyshuar...

Më shumëDetails

Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro
11/03/2026 - 16:31

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria Themelore në Prizren, sot...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • A do ta mbështeste LDK Vjosa Osmanin nëse do të kandidohej? Haziri jep deklaratën e papritur

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shteti nis kontroll të rreptë për çmimet e naftës në Kosovë, kjo është marzha maksimale

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë