Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkurte Fejza: Si deputet i PDK-së, Arbëri do të përfaqësojë me dinjitet zërin e qytetarëve

06/12/2024 - 18:09
në Lajme, ShowBiz
A A
Shkurte Fejza: Si deputet i PDK-së, Arbëri do të përfaqësojë me dinjitet zërin e qytetarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Artistja jonë e njohur, Shkurte Fejza, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, i ka ftuar qytetarët që më 9 shkurt ta mbështesin djalin e saj, Arbër Behlulin, si kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli thonë se Arbri do të përfaqësojë me dinjitet zërin e qytetarëve, idealet e lirisë dhe përkushtimin ndaj një Kosove më të mirë për të gjithë.

Postimi i plotë:

E dashur Kosovë, qytetarët tanë dhe bashkëkombës të dashur,

Për më shumë se 50 vjet, kemi qenë pranë jush me këngën dhe fjalën e zemrës, duke u përpjekur të mbajmë gjallë shpresën, idealet dhe dashurinë për vendin tonë. Të gjitha këngët tona, nga ato që frymëzuan demonstratat e vitit 1981 deri te ato që mbështetën luftën çlirimtare, janë krijuar me një qëllim: të qëndrojmë bashkë në ëndrrën për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.Sot po ju shkruajmë me emocion të veçantë, duke ndarë me ju një vendim të rëndësishëm për familjen tonë. Djali ynë Arbëri, frymëzuar nga përkushtimi i brezave të mëparshëm, ka vendosur të kontribuojë për Kosovën përmes politikës. Ai po garon si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës. Ky është një vendim i tij, i marrë me bindjen e thellë se mund të shërbejë për të mirën e vendit dhe të qytetarëve.

Ne dëshirojmë t’ju sigurojmë se, pavarësisht bindjeve politike, lidhja jonë me ju mbetet e pandryshuar. Ne nuk ndahemi nga dashuria për popullin tonë, nga përkushtimi për idealet e Kosovës së lirë dhe demokratike.Ky është një hap i ri për familjen tonë, por nuk është një largim nga vlerat që na kanë mbajtur bashkë për kaq shumë vite. Kjo është arsyeja pse ju lutemi ta shihni këtë moment si një mundësi për të forcuar atë që na bashkon, jo për të thelluar dallimet. Ne respektojmë çdo bindje politike dhe të gjithë ata që punojnë me sinqeritet për të ardhmen e vendit tonë.

Ju ftojmë që më 9 shkurt ta mbështesni djalin tonë, me besimin se ai do të përfaqësojë me dinjitet zërin e qytetarëve, idealet e lirisë dhe përkushtimin ndaj një Kosove më të mirë për të gjithë.

JU REKOMANDOJMË

Komuna e Ramës i shpenzoi 2.18 milionë euro të kredisë së BERZH-it për projekte që s’ishin të përfshira në marrëveshje

Rama synon kreun e LDK-së: Abdixhiku do të bënte mirë të dorëhiqej
10/11/2026 - 18:20

Komuna e Prishtinës ka shpenzuar hiq më pak se 2 milionë e 180 mijë e 417 euro nga fondet e një kredie prej 5 milionë eurosh të Bankës...

Më shumëDetails

Ndodh edhe kjo: Kurti nga Parisi flet për rritje ekonomike në Kosovë, por inflacioni në vendin tonë arrin në 7.1%

Ndodh edhe kjo: Kurti nga Parisi flet për rritje ekonomike në Kosovë, por inflacioni në vendin tonë arrin në 7.1%
10/11/2026 - 17:24

Tashmë deklaratat e kryeministrit Kurti nuk janë befasi për askënd, pasi ai zgjedh shpesheherë të flasë për "sukseset" e Kosovës nga kryeqendrat më të mëdha botërore, sikurse kësaj...

Më shumëDetails

Sot u realizuan intervistat për anëtarë të Bordit të RTK-së

RTK s’e përfshin në edicionin qendror të lajmeve dorëheqjen e Liburn Aliut, veç pak orë pasi menaxhmenti tha se s’ka censurë
10/11/2026 - 17:15

Sot janë zhvilluar intervistat me kandidatët për Bordin e RTK-së, raporton Gazeta Online Veriu.info. Kështu ka deklaruar përmes një shkrimi deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, njëherësh anëtare e...

Më shumëDetails

Si u realizua vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore Serbe në Kosovë, flasin nga ministria e Punëve të Jashtme

Si u realizua vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore Serbe në Kosovë, flasin nga ministria e Punëve të Jashtme
10/11/2026 - 17:04

Përfaqësues të Listës Studentore të Serbisë kanë realizuar vizitë në Kosovë dhe kjo ka nxitur reagime të shumta se si u dha leje për këtë vizitë. Nga Ministria...

Më shumëDetails

Klejda bën dush në “BBVK”, bie në sy me linjat trupore

Klejda bën dush në “BBVK”, bie në sy me linjat trupore
10/11/2026 - 16:49

Banorja simpatike e “Big Brother VIP Kosova”, Klejda, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj. Ajo është shfaqur duke bërë dush me bikini, ndërsa format e saj trupore...

Më shumëDetails

Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime
10/11/2026 - 16:43

Mashtrimi i konsumatorëve me çmimet e produkteve nga marketet e mëdha në Kosovë tashmë nuk është ndonjë risi, pasi raste të tilla raportohen çdo ditë e më shumë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Familjarët janë për dasma” jo, por për institucione: Djali i axhës së ministrit Armend Muja caktohet U.D. drejtor në Spitalin e Mitrovicës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Bujupi: Zyrtari i Ministrisë më priti në banjo, ma vendosi revolen në shpinë dhe dorën në fyt, kur u ktheva i ra arma

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Presidenca sqaron situatën me fotografinë e Rugovës dhe Deklaratën e Pavarësisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë