Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkurtohet lista e pritjes për rezonancë magnetike në Radiologji, mbi 72 pacientë morën shërbime për gjashtë muaj

27/08/2023 - 08:58
në Lajme
A A
Shkurtohet lista e pritjes për rezonancë magnetike në Radiologji, mbi 72 pacientë morën shërbime për gjashtë muaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lista e pritjes për një rezonancë magnetike në Klinikën e Radiologjisë është shkurtuar dukshëm, teksa termini i fundit është në dhjetor të këtij viti.

Kështu ka thënë drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, teksa është zotuar për shkurtim të listës së pritjes.

Ndërsa nga janari i këtij viti e deri në qershor, më shumë se 72 mijë pacientë kanë marrë shërbime. E gama e shërbimeve nga Radiologjia është e gjerë dhe se për disa shërbime punohet 24 orë në ditë.

“Klinika e Radiologjisë në gjashtë mujorin e parë janë kryer 72 498 pacientë, ndërsa një muaj më vonë është rrit numri për 12 800 pacientë tjerë. Gjithmonë lëvizin shërbimet mujore sepse gama e shërbimeve në Radiologji është shumë e gjerë, duke filluar prej kabineteve të rëntgenit, ultrazërit, floroskopisë, biopsi, CT, rezonanca e kështu më radhë”, tha Nuza, teksa shtoi se për shërbimet CT, rengen dhe ultrazë punojnë 24 orë.

“Ka shumë punë, një pjesë e shërbimeve shkojnë me terminë, për arsye nuk mbërrijmë brenda ditës. Prej ekzaminimeve edhe ashtu kërkojnë parapërgatitje për arsye se duhet të përgatitet pacienti në mënyrë që të bëhet ekzaminimi tutje”, u shpreh Nuza.

E sa i përket listave të pritjes, Nuza ka deklaruar se është shkurtuar dukshëm dhe se e fundit është në dhjetor të këtij viti. Ndërsa për të kryer një shërbim me CT është 31 gushti.

“Lista e pritjes për momentin është për rezonancë magnetike që për dallim prej fillimvitit, jemi deri në dhjetor të këtij viti. Është brenda këtij katër mujori të këtij viti. Para dite punojmë me tri rezonanca. Po punojmë vazhdimisht që ta shkurtojmë edhe më tutje të rezonancës magnetike, ndërsa sa i përket shërbimit me CT, termini i fundit është data 31 gusht”, ka thënë ajo.

Ndonëse aparaturë në Onkologji ishte jashtë funksionit për disa muaj, Nuza thotë se asnjë pacientit nuk iu është shtyrë lista e pritjes.

“Në një periudhë gjashtë mujore ne e kemi pasur rezonancën magnetike në Onkologji jashtë funksionit për shkak të vërshimeve dhe ka pësuar defekt aparati dhe kemi funksionuar me vetëm një aparat, dhe për kundër kësaj, asnjë pacientë nga lista e pritjes nuk iu është shtyrë termini dhe funksionalizimi i kësaj aparature, ka ndikuar shumë në revidimin e listave dhe në përgjithësi çdo pacient që ka ekzistuar në listën e pritjes, thirret dhe vendoset për t’u kryer”, thotë Nuza. /EO/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë