Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shmangia nga tatimet i kushton buxhetit të Kosovës mbi 700 milionë euro

20/01/2024 - 16:50
në Kryesore, Lajme
A A
Shmangia nga tatimet i kushton buxhetit të Kosovës mbi 700 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shmangia nga tatimet i kushton buxhetit të Kosovës qindra miliona euro në vit.

Më shumë se 30 për qind e bruto prodhimit të brendshëm është ekonomi joformale, sipas disa të dhënave që kanë përpiluar zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Ato janë publikuar edhe në raportin e progresit për Kosovën, në fund të vitit të kaluar.

Përkthyer në shifra nga ish-ministri i Ekonomisë i Kosovës, Haki Shatri, kjo nënkupton mbi tre miliardë euro.

Me Ligjin për ndarjet buxhetore këtë vit, bruto prodhimi i brendshëm parashihet të jetë rreth 10.6 miliardë euro.

Duke vënë në dukje seriozitetin e problemit, Shatri thotë se shmangia nga tatimet vërehet kudo – nisur nga mospagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar, tatimit në pagë e deri te shitja e produkteve pa kuponë fiskalë.

Nëse shteti do të arrinte t’i mblidhte të gjitha – që e tejkalojnë vlerën 25% – Shatri thotë se buxhetit të sivjetmë prej 3.3 miliardë eurosh do t’i shtoheshin edhe mbi 700 milionë.

Të ardhurat shtesë, sipas tij, “do të siguronin paga më të larta, investime në projekte kapitale, në sektorin e energjisë, por edhe në transfere sociale”.

“Do të mund të ndërtoheshin apo digjitalizoheshin shkollat, të investohej në spitale… Pra, do të përmirësohej mirëqenia e qytetarëve të Kosovës”, shton ai për Radion Evropa e Lirë.

Përveç ndikimit në të hyrat buxhetore, shmangia nga tatimet krijon edhe konkurrencë të padrejtë në treg, thotë ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tani udhëheqës i Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa.
Sipas tij, bizneset që i shmangin tatimet, përfitojnë padrejtësisht kundrejt atyre që e respektojnë ligjin.

“Shumë biznese vazhdojnë t’u ikin obligimeve tatimore që i kanë ndaj shtetit”, thotë ai.

Me ligjin në Kosovë, të gjitha bizneset janë të obliguara që të pajisen me arka fiskale dhe, rrjedhimisht, të lëshojnë kuponë fiskalë për çdo blerje të realizuar.

Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, e cila funksionin në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në Kosovë janë të regjistruara mbi 236 mijë biznese, por nuk është e qartë se sa prej tyre janë aktive.

Të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës tregojnë se numri i bizneseve të fiskalizuara është mbi 44 mijë.

E sipas të dhënave të Institutit Riinvest, që promovon zhvillimin modern ekonomik në Kosovë, janë 23 deri në 25 për qind e bizneseve që u shmangen obligimeve tatimore, duke i nënraportuar shitjet.

Drejtori ekzekutiv i këtij instituti, Alban Hashani, thotë për Radion Evropa e Lirë se niveli i shmangies tatimore është më i lartë te kompanitë e vogla, për shkak se edhe kontrollet te to, sipas tij, janë më të rralla.

“Këtë e evidentojmë gjatë anketave të realizuara me biznese, por edhe gjatë diskutimeve me bankat komerciale në Kosovë. Shumica e bankave, kur i bëjnë analizat e kredive, marrin parasysh deklarimin e qarkullimit në ATK, por i kërkojnë edhe ata që quhen ‘libra të dyfishtë’ që i mbajnë kompanitë për interesat e brendshme”, thotë Hashani.

Në librat në fjalë ndodh shpesh që bizneset private i regjistrojnë hyrjet e daljet për interesa të veta.

Radio Evropa e Lirë pyeti Bankën Qendrore dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës nëse kërkesat e bankave për evidenca të tilla kanë ndonjë bazë ligjore, por nuk mori përgjigje.Çfarë është duke u bërë për t’i luftuar shmangiet tatimore?

Në një përgjigje me shkrim të ATK-së, dërguar Radios Evropa e Lirë, thuhet se ky institucion, gjatë aktiviteteve për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie vitin e kaluar, ka zhvilluar 212 inspektime, ndërsa për 47 persona të dyshuar për shmangie tatimore në ekonomi, janë paraqitur kallëzime penale.

Nga këto aktivitete, sipas ATK-së, është vërtetuar se vlera e shmangieve nga tatimi ka qenë mbi 9.3 milionë euro.

Në vitin 2022, kjo vlerë ka qenë 3.5 milionë euro.

Për shmangie nga tatimi, ligji në Kosovë parasheh dënime me gjobë dhe me burgim deri në katër vjet, varësisht nga shuma e përdorur.Më 9 janar, dymbëdhjetë zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës dhe një pronar biznesi u arrestuan nën dyshimet për shmangie nga tatimi dhe mashtrim në detyrë, por ata u liruan pas 48 orësh në mbajtje.

Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për komente në këtë temë.Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili monitoron punën e gjykatave, thonë se gjatë procesit të monitorimit të seancave, është evidentuar numër i madh i rasteve të veprave penale të shmangies nga tatimi.
Në një përgjigje me shkrim dërguar REL-it thuhet se “në numër shumë më të vogël, prokurorët ngrenë edhe aktakuza”.

“Nga monitorimi i seancave gjyqësore nga IKD-ja, shumica e rasteve përfundojnë me aktgjykim lirues… Në rastet kur gjykata konstaton fajësinë, dënimet e shqiptuara janë kryesisht me gjobë dhe me kusht”, thotë IKD-ja.

Sipas Shatrit, autoritetet e Kosovës duhet të bëjnë inspektime “edhe më rigoroze”.Me qëllim të parandalimit dhe luftimit të shmangies tatimore, ATK-ja ka të publikuar në ueb-faqen e saj zyrtare një aplikacion për denoncimin apo raportimin e shmangies tatimore.

Për denoncim duhet poseduar dëshmi të faturave të parregullta, mallit pa dokumentacion, faturave fiktive, mosmbajtjes apo manipulimit me arkën fiskale, punëtorëve pa kontrata pune e të tjera.

Bashkimi Evropian, ku Kosova mëton të anëtarësohet, e konsideron shmangien tatimore si një “çështje komplekse që paraqet sfida globale”.

“Derisa masat kombëtare janë të rëndësishme, ato kurrë nuk mund të kenë sukses vetëm. Kjo është arsyeja pse BE-ja dhe shtetet anëtare të saj duhet të punojnë së bashku, duke përdorur mjete dhe sisteme të përbashkëta dhe duke shkëmbyer praktikat më të mira. Bashkëpunimi ndërkufitar mbetet vendimtar për arritjen e rezultateve”, vlerëson BE-ja.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë