Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shoqata e Prokurorëve i reagon ministrit Murati pasi përmendi me emër një prokuror: Linçim, rrezikon hetimet

19/08/2023 - 16:13
në Kryesore, Lajme
A A
Shoqata e Prokurorëve i reagon ministrit Murati pasi përmendi me emër një prokuror: Linçim, rrezikon hetimet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës përmes një komunikate për media kanë reaguar ndaj delarimeve të minsitrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit në një reagim publik ndaj ish-ministrit Vesel Krasniqi, ka përmendur me emër një prokuror kosovar dhe ka kritikuar Prokurorinë e Shtetit se s’po bëjnë asgjë me “dëshmiët” që MINT ka deponuar.

Shoqata e Prokurorëve e kanë quajtur si gjuhë linçuese dhe shpifëse ndaj isntitucionit të Prokurorit të Shtetit dhe në veçanti ndaj prokurorit Milot Krasniqi.

Në reagim, Shoqata e Prokurorëve konsideron se një gjuhë e tillë vë në rrezik serioz hetimin në fazën në të cilën është, duke marrë parasysh se hetimet marrin kohë për t’u përgatitur me synim të përfundimit me suskes të secilit rast.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës, përmes këtij reagimi publik, për të satën herë me radhë shpreh indinjatën e thellë dhe shqetësimin në vazhdën e sulmeve dhe shpifjeve që po bëhen në adresë të prokurorëve.

Sot (19/8/2023) në mesdite në rrjetin e tij social (i publikuar në portale) ministri Hekuran Murati ka bërë një postim duke përdorur gjuhë linçuese dhe shpifëse ndaj institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe në veçanti ndaj Prokurorit të Shtetit Milot Krasniqi duke e cilësuar se gjoja prokurori i rastit nuk ka bërë asnjë hap lidhur me rastin që ministri Murati e përmend në postimin e tij.

Në këtë mënyrë i njëjti jo vetëm që shpif por njëkohësisht e vë në rrezik serioz hetimin në fazën në të cilën është, duke e marrë parasysh se epilogu i hetimeve merr kohë në grumbullimin, analizimin dhe vlerësimin e provave dhe fakteve, me qëllim të përfundimit me sukses të secilit rast.

Shoqata e Prokurorëve dënon fuqishëm gjuhën linçuese dhe stigmatizuese të përdorur nga ministri Hekuran Murati dhe thekson se format e tilla të përdorimit të gjuhës nënçmuese, stigmatizuese dhe mbi të gjitha shpifëse janë të papranueshme dhe të drejtuara jo vetëm ndaj dëmtimit të integritetit të prokurorit Krasniqi por edhe ndaj autoritetit tërësor të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës,

Shoqata e prokurorëve të Republikës së Kosovës ju bënë me dije të gjithëve pa dallim dhe një herit edhe ju siguron që secili prokuror që është i dekretuar kryen punën e tij me nder, integritet dhe fisnikëri duke zhvilluar hetime të drejta të paanshme dhe në mënyre profesionale.

Shoqata e Prokurorëve, vlerëson se mbrojtja e pavarësisë dhe e autoritetit të prokurorëve është thelbësore dhe tejet e rëndësishme, andaj gjuha e tillë e përdorur është e pa tolerueshme dhe në kundërshtim me rregullat në një shoqëri moderne dhe demokratike.

Ne si Shoqatë e Prokurorëve të Republikës së Kosovës jemi thellësisht të shqetësuar dhe një herit për të satën herë ju bëjmë thirrje të gjithë akterëve me peshë në jetën politike, ekonomike, sociale të përmbahen nga përdorimi i gjuhës ofenduese, nënçmuese, denigruese dhe shpifëse ndaj secilit prokuror.

Edhe një herë e potencojmë dhe sigurojmë gjithë opinionin publik se ne jemi këtu për zbatim të ligjit në mënyrë të drejtë, të paanshme korrekte dhe mbi të gjitha profesionale në mënyrë që të krijojmë ambient të sigurt juridik për secilin qytetar të vendit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë