Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur rezultatet zyrtare të procesit të mbajtur më 17 dhjetor.
I vetmi shqiptar që ka fituar ulëse për kuvendin e Serbisë është kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi.
Janë plot 10 lista që do të kenë përfaqësim në kuvend; SNS 129 ulëse, “Serbia kundër dhunës” 65 ulëse, SPS 18, Nada 13, “Zëri i Popullit” 6, Zurkoliq 2, Uglanin 2 dhe Shaip Kamberi dhe Partia Ruse nga 1 mandat.












