Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpallje publike nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për qiradhënie

12/04/2024 - 12:57
në Pa kategori
A A
Shpallje publike nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për qiradhënie
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mbështetje të nenit 24 të Udhëzimit Administrativ (MI) Nr. 09/2015 Për Kyçje Instalime nëpër Tokën Rrugore dhe për Shfrytëzim të Tokës së Rrugëve Nacionale dhe Rajonale, paragrafit 1.4 të nenit 3 dhe paragrafit 1.5 të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr.01/2014 Mbi Caktimin e Tarifave për
Shfrytëzimin e Tokës së Rrugëve Nacionale dhe Rajonale, bënë:

SHPALLJE PUBLIKE
Për qiradhënie
Nr. i ngastrës
Zona Kadastrale
Komuna Emërtimi i asetit
Sipërfaqja e
përafërt m2
P-73008022-02005-0 Boletin Zveçan Parcelë 6800 m²

 Për sqarime sipërfaqja e saktë do të specifikohet përmes matjeve gjeodezike ne teren për të mos pasur mos
përputhje ne mes të gjendjes faktike ne teren.

Kushtet e përgjithshme:
1. Ofertat duhet të dorëzohen personalisht apo në rast se dorëzohen në emër të qiramarrësit pala
duhet ta ketë autorizimin e noterizuar tek noteri.
2. Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi parcelë), dorëzohen
në Zyrën e arkivit te MMPHI-së (ndërtesa e ish-Gërmisë sheshi Nëna Terezë-Prishtinë).
3. Në zarf (jashtë) duhet të specifikohet: nr. i parcelës dhe vendndodhja e asetit (zona kadastrale).
4. Për dorëzimin e ofertës duhet te përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës i cili mund të merret
në Zyrën e arkivit te MMPHI-së (ndërtesa e ish-Gërmisë sheshi Nëna Terezë-Prishtinë)., apo të
shkarkohet nga ueb-faqja: https://www.mit-ks.net/
5. Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.
6. Ofertat do të pranohen me datë 15.05.2024 prej orës 13:00 – 14:00 në zarf të mbyllur.
7. Zarfet e pranuara do të hapen publikisht në një nga sallat e objektit te MMPHI-së (ndërtesa e
ish-Gërmisë sheshi Nëna Terezë-Prishtinë) me datë 15.05.2024 në ora 14:15.
8. Ofertat përmes faksit nuk do të pranohen.
9. Palët e interesuara për sqarime shtesë për shikimin fizik të aseteve mund ta kontaktojnë
Departamentin e Menaxhimit te Rrugëve.
10. Kjo shpallje përpos që do të publikohet në media do të publikohet edhe në ueb faqen zyrtare të
MMPHI-së.
11. Në çmimin e ofertës totale duhet të përfshihen të gjitha tatimet e aplikueshme në Kosovë, (përfshirë
edhe TVSH 18%, etj.).
12. Ne ato raste kur ekzistojnë dy oferta të njëjta, çështja rregullohet që ofertuesi i parë për nga koha,
ka përparësi.
13. Periudha e Qiradhënies është për 20 vite me mundësi vazhdimi.
14. Çmimi fillestar vjetor 0,50 cent për m².
15. Prona e marr me qira nuk mund te tjetërsohet, te dhurohet apo te ju epët palëve te treta në me
qira.
16. Të drejtë aplikimi kanë personat fizik dhe juridik.

Dokumentacioni i nevojshëm:
 Letër njoftimi (kopje);
 Certifikatën e regjistrimit të biznesit (kopje);
 Planin ekonomik të investimeve me një përshkrim të përgjithshëm për veprimtarinë afariste
në tokën të marrë me qira, në të cilat specifikohen aktivitetet afariste, si dhe ndikimi i
veprimtarisë në shtimin e numrit te të punësuarave;
 Afatin e përdorimit të tokës për qiramarrje, në varësi të aktiviteteve afariste;
 Vërtetimin se nuk ka detyrime financiare ose ligjore të pashlyera ndaj shtetit;
 Nivelin e çmimit që ofron për marrjen me qira të tokës;
 Garancionin bankar për sigurimin e ofertës 10% në vlerën e qirasë.
Vëmendje: Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen.
Pagesa e Qiramarrjes:
Ofertuesit fitues është i obliguar që të paguaj shumat me pagesa të rregullta paraprake vjetore, duke
filluar me pagesën e parë të caktuar në fillimin te Kontratës së Qirasë, dhe, deri në masën që është e
zbatueshme, me pagesa vjetore në vijim, të caktuara në të njëjtën ditë të vitit vijues, (apo më herët në
rast se data e pagesës së parë apo ndonjë pagesë tjetër vjetore rastis të jetë ndonjë festë publike).
Vëmendje: Për çdo pretendim eventual ndaj ndonjë parcele sipas kësaj shpallje, personat fizik dhe
juridik mund te paraqesin pretendimet e tyre me shkrim me provat përkatës në arkivin e MMPHI-së për

Departamentin e Menaxhimit të Rrugëve.

Dokumenti: SHPALLJE PUBLIKE PER DHENJEN NE SHFRYTZIM TE PRONAVE 2024 Zveçan – Boletin 2005-0

JU REKOMANDOJMË

Tollovi në Merdare, Ambasada e Gjermanisë: Do të dëshironim që mallrat të lëviznin më shpejt
Lajme

Ndalim i plotë i qarkullimit për automjete të rënda transportuese në pikën kufitare të Bllacës

08/07/2025 - 08:51
Kushtet për Serbinë/ A mund të anëtarësohet Serbia në BE pa njohjen e Kosovës?
Pa kategori

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

07/07/2025 - 22:49
Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri
Pa kategori

Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri

06/07/2025 - 17:33
Melinda Ademi shprehet pistë: 2022-ta, sille te…
Pa kategori

Melinda Ademi e “zjarrtë” me foto nga pushimet

06/07/2025 - 13:27
Tragjiko-komike: Institucionet lokale në Preshevë kërkojnë ndihmë nga bashkatdhetarët për ndërtimin e dy puseve
Pa kategori

Tragjiko-komike: Institucionet lokale në Preshevë kërkojnë ndihmë nga bashkatdhetarët për ndërtimin e dy puseve

01/07/2025 - 14:40
Zbulohet bastore ilegale në Podujevë – pronari pranon se fitonte 100 euro në ditë nga bixhozi, arrestohet nga Policia
Lajme

Zbulohet bastore ilegale në Podujevë – pronari pranon se fitonte 100 euro në ditë nga bixhozi, arrestohet nga Policia

01/07/2025 - 09:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë