Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk i deklaroi mbi 172 mijë euro

21/01/2026 - 10:36
në Lajme
A A
“Veprime te budallakafta, na lodhën” – Shpend Ahmeti i irrituar nga veprimet e Qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Shpend Ahmeti është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht për mosdeklarim të 172 mijë e 600 euro.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Dren Paca, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësi Leon Përlaska njoftoi Ahmetin dhe mbrojtësit e tij- avokatët Bajram Dili dhe Arbër Istrefi, se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Fillimisht, mbrojtësi i Ahmetit, avokati Arbër Istrefi tha se shkresat e lëndës i kanë pranuar por jo edhe aktakuzën. Më pas, ai e pranoi aktakuzën nga gjykatësi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 23 dhjetor 2025, ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, i cili akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht për mosdeklarim të 172 mijë e 600 euro.

Sipas Prokurorisë, Ahmeti nuk deklaroi deponimet në para të gatshme të realizuara nga viti 2018 deri më 2022.

“I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse. Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro”, thuhej në njoftim.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Vetëvendosje mblodhi vota masive në emër të Vjosa Osmanit presidente, s’e mbajti fjalën me të, LDK i kishte votat

Haziri: Vetëvendosje mblodhi vota masive në emër të Vjosa Osmanit presidente, s’e mbajti fjalën me të, LDK i kishte votat
18/04/2026 - 15:17

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, duke komentuar deklaratën e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, se me ish-presidenten Vjosa Osmanin opozita po kalkulon në uljen e përqindjes së...

Më shumëDetails

Reuters: Dy anije tregtare u qëlluan me armë zjarri derisa përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit

Reuters: Dy anije tregtare u qëlluan me armë zjarri derisa përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit
18/04/2026 - 15:04

Të paktën dy anije tregtare thanë se u qëlluan me armë zjarri ndërsa përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit të shtunën, thanë tre burime të sigurisë detare dhe...

Më shumëDetails

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq
18/04/2026 - 14:43

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, bëri sot homazhe në fshatin Dyz të Podujevës dhe mbajti fjalë rasti në shënim të përvjetorit të masakrës së...

Më shumëDetails

Prokurorja për laboratorin e drogës në Pejë: Përdoroheshin pajisje të avancuara për kultivim

Prokurorja për laboratorin e drogës në Pejë: Përdoroheshin pajisje të avancuara për kultivim
18/04/2026 - 14:23

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Sahide Gashi, ka dhënë detaje pas zbulimit nga aksioni i tyre bashkë me Policinë të një laboratori të drogës në fshatin Jabllanicë...

Më shumëDetails

Bajrami: Qeveria Kurti po planifikon “pako 200 milion euro”, nuk është ndihmë për qytetarët – por skemë korruptive

Bajrami: Në dhjetor nuk patëm rrymë deri në 12 orë sepse Qeveria e ka shitur atë jashtë vendit
18/04/2026 - 13:56

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka shkruar një status, ku ka komentuar politikat qeveritare të Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti. Bajrami ka shkruar se...

Më shumëDetails

Djali i dëshmorit tregon pse u përpoq t’ia ndalojë hyrjen Ramës në varreza: Vijnë sa për kamera, për neve nuk bëjnë asgjë

Djali i dëshmorit tregon pse u përpoq t’ia ndalojë hyrjen Ramës në varreza: Vijnë sa për kamera, për neve nuk bëjnë asgjë
18/04/2026 - 13:38

Djali i dëshmorit i cili tentoi t’ia ndalojë hyrjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama në varrezat e dëshmorëve, ka treguar arsyen pse e ka bërë këtë veprim....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Banesa, toka, depo, vetura e para të gatshme – Kjo është pasuria e deklaruar nga Sami Lushtaku

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Inspektorati i ministres Kusari Lila kap “Elkosin” e Ramiz Kelmendit duke mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë