Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Shpërthejnë” biletat e Evropianit në tregun e zi, ja sa shitet një biletë për Shqipërinë

02/01/2024 - 15:37
në Lajme, Sport
A A
“Shpërthejnë” biletat e Evropianit në tregun e zi, ja sa shitet një biletë për Shqipërinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Biletat për të parë një ndeshje të Kroacisë në fazën e grupeve të Kampionatin Evropian kanë dalë në tregun e zi në Kroaci.

Kroacia, si kundërshtare e Shqipërisë në Grupin B, do të ketë punë edhe me Italinë e me Spanjën.

Një biletë sipas formatit të ri të UEFA-s varion nga 30 euro më e lira deri në 100, ndërsa në tregun e zi çmimet janë shumë më të lartë.

500 euro kushton një biletë në tregun e zi për të parë një ndeshje të Kroacisë, përfshirë këtu edhe atë ndaj Shqipërisë.

UEFA për herë të parë në këtë kampionat aplikon një sistem sipas të cilit tifozët e të gjitha kombëtareve do të kenë në dispozicion 10 mijë bileta për të gjitha ndeshjet e kompeticionit në grup, pavarësisht kapacitetit të stadiumit ku luhen ndeshjet.

Ky është përparim në krahasim me sistemin e mëparshëm, ku tifozët kishin një përqindje të caktuar të stadiumit, kështu që tifozët nuk do të privohen nëse kombëtarja e tyre luan në një stadium më të vogël. Në fazat e mëtejshme të garës, kjo shifër ndryshon. Për shembull, për fazën e 1/16-të dhe çerekfinalet, tifozët e secilës kombëtare do të kenë nga 6000 bileta secili, 7000 bileta për gjysmëfinalet dhe 10000 bileta për finalen. .

Federata Kroate e Futbollit, në marrëveshje me UEFA-n, do të sigurojë blerjen e drejtpërdrejtë të biletave të destinuara për tifozët kroatë për një pjesë të tifozëve më besnikë sipas sistemit që është aplikuar në ndeshjet e fundit kualifikuese.

Kështu, për çdo ndeshje në fazën e grupeve, 500 tifozët me më shumë frekuentim në ndeshjet e kombëtares në pesë vitet e fundit do të marrin informacion në e-mailin e tyre për mundësinë e blerjes direkte deri në dy bileta përmes portalit të biletave të UEFA-s, përveç shortit.

Gjithashtu, 500 bileta për çdo ndeshje të fazës së grupeve do të dedikohen për shoqatat e tifozëve të klubit, të cilët do të marrin informacion për mundësinë e blerjes direkte të biletave në emailin e tyre në të njëjtën mënyrë.

Kroacia do të luaj ndaj Shqipërisë më 19 qershor në Hamburg të Gjermanisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë