Ndërtimi i objekteve banesore pa u rregulluar siç duhet e gjithë infrastruktura e rrugëve, trotuareve e kanalizimeve, zakonisht paraqet probleme të mëvonshme për banorët, raporton Veriu.info.
Banorë të rrugës “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, kanë raportuar një rast me video në Veriu info, duke thënë se qe dy javë kanë probleme me kanalizim.
“Qe dy javë na ‘myti’ era”, ishte thonë banorët.
Ata kërkojnë nga komuna që të reagoj për sanimin e këtij problemi, që paraqet rrezik edhe për shëndetin e tyre./Veriu.info













