Një shpërthim ka ndodhur nē orët e para të mëngjesit të sotëm në kafiterinë “Gusto” në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan Veriu.info.
Nga ky shpërthim i cili nuk dihet se çka ishte shkaku u janë dëmtuar xhamat dy lokaleve.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit, nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ” Adem Jashari” si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, tha ai.
Veriu.info ka dalë në vendin e ngjarjes ku shihet se lokali po qëndron i mbyllur.













