Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpërthimi i 29 nëntorit në Varagë/ Çfarë është Ibër-Lepenci dhe cila është rëndësia e tij

02/12/2024 - 21:27
në Kryesore, Lajme
A A
KRU “Mitrovica”: Ka filluar trajtimi i ujit në impiantin në Shipol, të mos përdoret për pije
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc, me seli në Prishtinë, është një ndërmarrje që furnizon me ujë të papërpunuar industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë, si dhe prodhon energji elektrike nga hidrocentrali i Ujmanit. Sipas faqes zyrtare të kësaj ndërmarrjeje, kompania është themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës më 28 shkurt 1967.

Ndërtimi i këtij sistemi ishte paraparë të bëhej në dy faza: Faza e Ibrit, e cila përfundoi më 1986, dhe faza e Lepencit, e cila nuk është realizuar. Kjo ndërmarrje sot është shoqëri aksionare, 100% në pronësi të Qeverisë së Kosovës.

Si është ndërtuar Ujmani?

Ujmani, rreth 25 kilometra larg Mitrovicës, është një liqen artificial i krijuar me ndërtimin e digës së Ujmanit mbi lumin Ibër, gjatë viteve 1979-1984, për të siguruar furnizimin me ujë për popullsinë, industrinë, termocentralet dhe për ujitje.

Lumi Ibër, që e furnizon Ujmanin me ujë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër territorin e Serbisë, hyn në Kosovë me një gjatësi të shtratit prej 82 kilometrash dhe më pas kthehet në Serbi.

Ujmani ndodhet në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës, një zonë e banuar me shumicë serbe, ndërsa një pjesë më e vogël i përket komunës së Tutinit në Serbi.

Sipas dokumenteve zyrtare të Qeverisë së Kosovës, nga hidrosistemi Ibër-Lepenc, në Ujman (Zubin Potok), furnizohet me ujë i gjithë veriu i Kosovës, si dhe Prishtina me rrethinë.

Ky hidrosistem, gjithashtu, furnizon me ujë termocentralet në Obiliq, që përdoret për ftohjen e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B. Përveç kësaj, uji nga liqeni akumulues i Ujmanit përdoret për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore. Në rastet e thatësirës, si ajo e vitit 2014, uji nga Ujmani është përdorur edhe për mbushjen e liqeneve afër Prishtinës, Batllavë dhe Badoc.

Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë, me një sipërfaqe prej 11.9 kilometrash katrorë dhe kapacitet prej 370 milionë metrash kub ujë. Hidrocentrali i tij prodhon 35 megavat energji elektrike në orë.

Kanali Ibër-Lepenc ka një gjatësi prej 49 kilometrash – nga liqeni në Ujman deri në Prishtinë, përfundon në liqenin e Badocit dhe kalon nëpër territorin e pesë komunave: Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq dhe Prishtinë, shkruan REL.

Kush e financoi ndërtimin e digës së Ujmanit?

Sipas dokumenteve të Bankës Botërore, ndërtimi i këtij projekti kushtoi mbi 100 milionë dollarë. Prej kësaj, kredia nga Banka Botërore ishte 45 milionë dollarë (42% e projektit), ndërsa pjesa tjetër u financua në nivel lokal përmes një fondi special për zonat e pazhvilluara, nëpërmjet Bankës së Kosovës.

Kredia e Bankës Botërore u miratua në vitin 1971 dhe hyri në fuqi më 1972. Banka ia dha këto mjete qeverisë federale të Jugosllavisë, e cila më pas ia kaloi si kredi ndihmëse ndërmarrjes Ibër-Lepenc, një entitet i krijuar nga qeveria krahinore e atëhershme e Kosovës për zhvillimin e burimeve ujore të sistemeve Ibër dhe Lepenc.

Në një raport të vitit 1986, Banka Botërore deklaroi se ndërtimi i projektit ishte i kënaqshëm, pavarësisht disa vonesave. Megjithatë, çmimi i projektit u rrit disa herë për shkak të inflacionit gjatë zbatimit. Ndërmarrja Ibër-Lepenc nuk arriti të sigurojë fitime në vitin e parë të funksionimit (1977), por kjo ndodhi më 1981, kryesisht nga energjia elektrike. Pagesat për furnizimin me ujë filluan më 1983.

Kosova e konsideron Ujmanin si pronë të sajën, ndërsa Serbia insiston se ka trashëguar borxhin e ish-Jugosllavisë dhe për këtë arsye pretendon të drejtën e pronësisë.

Nga ana tjetër, në Zubin Potok ekziston edhe një ndërmarrje në pronësi të Serbisë me emrin “Ibar”, e themeluar në vitin 2002, të cilën Kosova e konsideron si ilegale.

Ndryshe, më 29 nëntor ka ndodh një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit – për rastin deri tani policia ka arrestuar 10 persona, kurse njërit veç i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh./REL/

JU REKOMANDOJMË

Kurti viziton gërmimet në Zubin Potok: Serbia t’i hapë arkivat e fshehura të krimeve në Kosovë

Kurti viziton gërmimet në Zubin Potok: Serbia t’i hapë arkivat e fshehura të krimeve në Kosovë
01/08/2026 - 13:10

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar vizitë në vendin e gërmimeve në Zubin Potok. Dyshohet se në këtë lokacion gjenden mbetje mortore të 23 personave...

Më shumëDetails

Kurti viziton lokacionin e gërmimeve në Zubin Potok

Kurti viziton lokacionin e gërmimeve në Zubin Potok
01/08/2026 - 12:43

Kurti viziton lokacionin e gërmimeve në Zubin Potok Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar vizitë në vendin e gërmimeve në Zubin Potok. Dyshohet se...

Më shumëDetails

Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML

Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
01/08/2026 - 12:40

Të mërkurën e kësaj jave, në një fushë të hapur në Rahovec, një qytetar ka hasur në mbetje mortore e të cilat tashmë është konstatuar se janë të...

Më shumëDetails

Kurti shkon në Kalludër të Zubin Potokut ku po kryhen gërmime për varrezë masive

Kurti shkon në Kalludër të Zubin Potokut ku po kryhen gërmime për varrezë masive
01/08/2026 - 12:03

Kurti viziton lokacionin e gërmimeve në Zubin Potok Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar vizitë në vendin e gërmimeve në Zubin Potok. Dyshohet se...

Më shumëDetails

Gashi pasi Abdixhiku mbeti kryetar: LDK s’frikësohet, liria është shpirti i saj, për këtë qëndroj

Gashi pasi Abdixhiku mbeti kryetar: LDK s’frikësohet, liria është shpirti i saj, për këtë qëndroj
01/08/2026 - 11:56

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se “LDK-në nuk e ndal askush”. Në një reagim pas mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm ku Lumir Abdixhiku u...

Më shumëDetails

Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati

Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
01/08/2026 - 10:44

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Skenderaj, ku rreth orës 23 një person është plagosur me armë zjarri Rasti është kualifikuar si tentim vrasje, përderisa viktima është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • 32 vjet burgim për të akuzuarit në rastin “Toka 2”: Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Avni Maxhuni dhe Nexharije Hoti – konfiskohen 45 ngastra kadastrale

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë