Një akuarel i realizuar nga Rexhep Selimi ka hapur edicionin e shtatë të emisionit “ArtKand” në Top Channel.
Vepra, e cila paraqet simbolin e UÇK-së në ngjyrat kuqezi, u prezantua ekskluzivisht në episodin e parë të sezonit të ri.
Kjo sjell në vëmendje një dimension tjetër të Selimit, përtej rolit të tij në luftën e UÇK-së dhe angazhimit politik.
Selimi është dënuar me 13 vjet burg.
Për veprën foli edhe artisti Ardian Isufi, i cili tha se akuareli ka një përmbajtje të fortë simbolike dhe estetike.
Sipas tij, Selimi e ka sjellë në mënyrë të natyrshme simbolin e UÇK-së në këtë vepër, duke e lidhur atë me luftën, sakrificën dhe identitetin kombëtar.
“ArtKand” kishte trajtuar edhe më herët pasionin e Selimit për pikturën, ndërsa tash e ka nisur edicionin e ri pikërisht me një prej veprave të tij.














