Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Shqetësim për ushtarët amerikanë”, Presidenca: SHBA s’ka shprehur qëndrim kundër hapjes së urës por kohës së papërshtatshme

14/08/2024 - 20:51
në Kryesore, Lajme
A A
“Shqetësim për ushtarët amerikanë”, Presidenca: SHBA s’ka shprehur qëndrim kundër hapjes së urës por kohës së papërshtatshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndërkombëtarët po e kundërshtojnë urën e Ibrit, pavarësisht insistimit të Qeverisë së Kosovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i bëri thirrje qeverisë të martën që të mos e hapë urën në këtë kohë dhe të koordinohet me ta, duke thënë se rrezikohet jeta e ushtarëve amerikanë.

Sot, kryeministri Albin Kurti tha se do ta vazhdojë koordinimin me ndërkombëtarët, derisa theksoi se hapja e urës nuk është kundër askujt.

“Hapja e urës nuk është kundër askujt, veçmas kundër partnerëve ndërkombëtarë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Ndërsa, Bashkimi Evropian vazhdon të riktheksojë deklaratën se çështja e urës së Ibrit duhet të diskutohet në dialogun në Bruksel.

Lidhur me këtë çështje, nga Presidenca e Kosovës kanë thënë për Gazeta Blic se presidentja Osmani ka të njëjtin qëndrim sa i përket diskutimit të hapjes së urës në dialog, të dhënë dy javë më parë.

“Çështja e urës nuk duhet assesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë. Vuqiçi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë”, kishte deklaruar Osmani me 1 gusht.Ndërsa, Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë, thotë për Gazeta Blic se SHBA-të kanë shprehur shqetësimet për rrezikimin e jetës së ushtarëve amerikanë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë me Presidenten, vlerësimet e sigurisë që kanë të bëjnë me rrezikimin e jetës së ushtarëve amerikanë, të cilët çdoherë kanë dalë në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe jetës së qytetarëve tanë”, thotë Kupina.Ai thekson se SHBA-të në takimet me presidenten Osmani nuk janë shprehur kundër hapjes së urës, por kanë kërkuar bashkëpunim për momentin më të përshtatshëm sa i përket sigurisë.

“SHBA-të asnjëherë, në takimet që kemi pasur, nuk i kanë shprehur Presidentes qëndrim kundër hapjes së urës, por thjeshtë kanë kërkuar bashkëpunim në përcaktimin e momentit më të përshtatshëm nga aspekti i sigurisë dhe ndërtim të një plani të përbashkët për zbatimin e hapjes së urës, që është në interes të të gjithë qytetarëve tanë”, deklaron Bekim Kupina.

JU REKOMANDOJMË

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë
17/08/2026 - 22:18

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka rrëfyer një pjesë të dhimbshme të fëmijërisë së tij, duke treguar se babai i tij ishte arrestuar në vitin 1949...

Më shumëDetails

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook
17/08/2026 - 22:15

Antik Strofci, kryetari i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, i është drejtuar autoriteteve gjermane lidhur me një koment të publikuar në faqen e Facebook-ut “SkenderajLive”, të...

Më shumëDetails

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975
17/08/2026 - 21:51

Saime Isufi, veprimtare e çështjes kombëtare dhe bashkëshorte e veprimtarit Kadri Zeka, ka rrëfyer për angazhimin e saj të hershëm në veprimtarinë ilegale dhe krijimin e grupit “Shqiponjat...

Më shumëDetails

Shtohen aksidentet: Telefoni e shpejtësia, shkaqet kryesore (Video)

Shtohen aksidentet: Telefoni e shpejtësia, shkaqet kryesore (Video)
17/08/2026 - 21:38

Dy vëllezër humbën jetën të dielën në një aksident të rëndë në Surkish të Podujevës, pas përplasjes së Golfit me një BMW me targa të huaja. Sipas Policisë...

Më shumëDetails

Kurti në përvjetorin e Fazli Greiçevcit dhe Cen Dugollit: Lavdi atyre që u shuan nga dhuna e regjimit serb për lirinë e Kosovës

Kurti në përvjetorin e Fazli Greiçevcit dhe Cen Dugollit: Lavdi atyre që u shuan nga dhuna e regjimit serb për lirinë e Kosovës
17/08/2026 - 20:06

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Fazli Greiçevcin dhe Cen Dugollin, të vrarë më 17 gusht në burgun e Prishtinës, Greiçevci më 1964 dhe Dugolli...

Më shumëDetails

Kastrati i reagon Vjosa Osmanit: Hapja e Urës së Ibrit nuk është akt historik, është akt normal

Kastrati i reagon Vjosa Osmanit: Hapja e Urës së Ibrit nuk është akt historik, është akt normal
17/08/2026 - 19:58

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka deklaruar se janë plotësuar kushtet e sigurisë për hapjen e Urës së Ibrit dhe se menaxhimi i saj mund t’i besohet Policisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    Sherr për një incizim me dron te restoranti “Lumi” në Bistricë – pesë persona përfshihen në rrahje, mes tyre edhe një police

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Podujevë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vihet gurthemeli i kishës katolike në nj fshat të Vushtrrisë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • U lëndua rëndë në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë