Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqipëria e para në botë në indeksin global të sigurisë kibernetike, Rama: U dhemb atyre që shohin ëndrra me revolucione

11/08/2026 - 22:50
në Lajme
A A
Shqipëria e para në botë në indeksin global të sigurisë kibernetike, Rama: U dhemb atyre që shohin ëndrra me revolucione
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur të gjithë zërave që e cilësuan si lajm të rremë renditjen e Shqipërisë në vend të parë në indeksin global të sigurisë kibernetike.

Rama thotë se armiqtë e tij, pavarësisht mundimit për ta shitur realitetin si gënjeshtër e propagandë, dështuan e aq më tepër po i japin zë një arritje të madhe të qeverisë.

Shefi i qeverisë shqiptare thekson se renditja e National Cyber Security Index është e bazuar në metodologji ndërkombëtare të matura mbi kuadrin ligjor kapacitetet institucionale dhe sistemin e parandalimit në fushën e sigurisë kibernetike.

Rama e mbyll reagimin e tij duke thënë se kritikat nuk e ndryshojnë renditjen e kjo e vërtetë ‘vret’ më shumë ata që prej muajsh, “kanë parë ëndrra revolucionare, dorëheqje’ pushtet”, referuar protestave.

Reagimi i Edi Ramës

NJË SHËNIM I NEVOJSHËM për urrejtësit besnikë dhe ushtrinë e tyre të trollave.

Sapo postova lajmin që Shqipëria doli e para në indeksin global të sigurisë kibernetike, ata u vërsulën si tufa sorrash e korbash me turlilloj krrakrrash.

Po nëse lajmi ishte “gënjeshtër”, “propagandë”, “budallallëk”, atëherë pse gjithë ai mund i madh me gurë e me baltë? Asnjë njeri normal nuk harxhon energji për të shuar një qiri të fikur.

Në fakt renditjen në National Cyber Security Index nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll. E vendos një metodologji ndërkombëtare, me 98.33 pikë, të matura mbi kuadrin ligjor, kapacitetet institucionale dhe sistemin e parandalimit. Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por tabela nuk ndryshon pse ata derdhin mllef e jargë mbi pasqyrat e tyre digjitale.

Mund të jetë e dhimbshme të jesh troll i një shteti që del në krye të klasifikimit botëror pikërisht në aftësinë mbrojtëse nga trollimet malinje, por s’ka ilaç për dhimbjen e urrejtësve.

Kështu që vazhdoni, forca, çdo koment i juaji është një klikim më shumë, një provë më shumë, dhe një buzëqeshje më shumë për mua, në këtë ditë të bukur arritjeje fantastike.

Miq dhe aleatë të vërtetë që e dinë mirë ç’është ky Index Global sot më uruan, ndërsa dështakzemërakët e Shqipërisë më sulmuan. Të dyja palët, në mënyrën e tyre konfirmuan të njëjtën gjë:

Shqipëria u ngjit në majë aty ku deri jo shumë vite më parë ishte në fund

Dhe kjo u dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund, e që prej muajsh për “inat të vjehrrës u bënë rrogoz i mullixhiut” duke parë ëndrra me revolucione, dorëheqje, pushtet dhe duke prodhuar deri edhe diasporë nga Prishtina e Tetova

JU REKOMANDOJMË

Shqipëria kthehet në mediat botërore, Reuters: Dhuna shpërthen në ditën e dytë të protestës antiqeveritare

Shqipëria kthehet në mediat botërore, Reuters: Dhuna shpërthen në ditën e dytë të protestës antiqeveritare
29/11/2026 - 22:19

Ashtu si dje, edhe sot, në Tiranë është zhvilluar protestë, duke e kthyer kështu Shqipërinë sërish në vëmendjen e mediave botërore.Një nga to është Reuters. Kjo e fundit...

Më shumëDetails

Sulmohet fizikisht një infermiere në QKMF-në e Mitrovicës, i dyshuari ishte prezantuar si polic

Sulmohet fizikisht një infermiere në QKMF-në e Mitrovicës, i dyshuari ishte prezantuar si polic
29/11/2026 - 21:26

Një incident i rëndë ka ndodhur në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, ku është sulmuar një infermiere. Veriu.info mëson se ngjarja ka ndodhur si pasojë e...

Më shumëDetails

Alarm nga IHMK: Po vjen i ftohti i acartë në Kosovë, temperaturat bien në -13°C – rrezik i lartë nga ngricat në rrugë

Alarm nga IHMK: Po vjen i ftohti i acartë në Kosovë, temperaturat bien në -13°C – rrezik i lartë nga ngricat në rrugë
29/11/2026 - 21:25

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se vendi do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ftohta ajrore, ndërsa gjatë pesë ditëve të ardhshme temperaturat...

Më shumëDetails

Uji depërton në parkingun e ri nëntokësor në Lipjan, kërkohet hetim për tenderin 7-milionësh

Uji depërton në parkingun e ri nëntokësor në Lipjan, kërkohet hetim për tenderin 7-milionësh
29/11/2026 - 20:51

Shefi i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Lipjan, Arsim Jashari, ka kërkuar hetime për parkingun nëntokësor të kësaj komune, duke pretenduar se objekti ka nisur të ketë...

Më shumëDetails

Basha del me njoftim për gjendjen e rrugëve: Ekipet po punojnë vazhdimisht në terren

Basha del me njoftim për gjendjen e rrugëve: Ekipet po punojnë vazhdimisht në terren
29/11/2026 - 20:27

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësinë e kësaj ministrie janë të hapura për qarkullim, pavarësisht...

Më shumëDetails

Ministria e Maqedoncit eliminon pesë oferta më të lira, ua jep dy kompanive tenderin për jelekët e FSK-së me 88 mijë euro më shumë

Ministria e Maqedoncit eliminon pesë oferta më të lira, ua jep dy kompanive tenderin për jelekët e FSK-së me 88 mijë euro më shumë
29/11/2026 - 19:49

Ministria e Mbrojtjes, e udhëhequr nga Ejup Maqedonci, ka shpërblyer me kontratë një grup të operatorëve ekonomikë për furnizimin me jelekë taktikë për nevojat e Forcës së Sigurisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: AIP zbulon se Durmart i Durmishit vendosi 28 kamera në mënyrë të kundërligjshme dhe me to regjistroi paligjshëm edhe zërin (Dokument)

    Skandal: AIP zbulon se Durmart i Durmishit vendosi 28 kamera në mënyrë të kundërligjshme dhe me to regjistroi paligjshëm edhe zërin (Dokument)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal nga “Riga Pharm” e Arta Zeqirit: Punonte pa farmacist, shiste Ozempic e antibiotik pa receta mjekësore, gjobitet nga Inspektorati

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Çka dihet deri më tani për planin e dyshuar për vrasjen e Vigan Bekqelit në Prishtinë?

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Sulmohet fizikisht një infermiere në QKMF-në e Mitrovicës, i dyshuari ishte prezantuar si polic

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë