Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqipëria marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike

06/04/2023 - 16:10
në Lajme
A A
Shqipëria marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për sigurinë kibernetike. Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Edi Rama me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.

Marrëveshjen e bashkëpunit në sigurinë kibernetike kryeministri Rama e cilësoi me rëndësi strategjike për Shqipërinë.

“Më lini të shpreh mirëseardhjen nga zemra ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri. Emiratet e Bashkuara është një vend që ka qenë i pranishëm kur ne e kemi pasur më të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm. Duke e nisur me eksodin e madh masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë kur presidenti aktual i Emirateve të Bashkuara, i shoqëruar nga një grup i madh njerëzish për të sjellë ndihmë e lehtësim dhe kur u hap rruga për uljen e avionëve në Kukës për të ndihmuar ata që ishin shumë në nevojë.

Miqësinë e kemi ndjerë dhe më duhet të them që vitet e fundit kanë shenjuar zhvillime tejet positive. Si dëshmitar i vullnetit të plotë të Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u bërë pjesë e një rrugëtimi të gjatë por edhe për të bërë gjithcka për preocesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës si dhe për t’u siguruar që të gjitha vendet bashkë të marrin gjithmonë e më tepër së bashku në të ardhmen dhe të jenë më pak të lidhur me të shkuarën. Nuk është motivim i mirë nëse nuk shohim arsye për të vrapuar drejt së ardhmes.

Miku im, e di që keni shumë punë, duhet të shkoni nga njëra pikë në tjetrën. Jeni gjithmonë në vrap e sipër por nuk ju kam zili. Ne ju vlerësojmë e jemi të bekuar që kemi qenë kaq të privilegjuar për këtë periudhë historike që pas një izolimi të gjatë mundëm të takojmë njerëz si ju dhe si popullin e emirateve që na e bëjnë jetën më të bukur se jo vetëm s’ndihemi vetëm por jashtë mase të respektuar. Asgjë s’është më e rëndësishme se miqësia”, tha Rama.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se pas sulmit kibernetik të disa kohëve më parë, mes vendeve që i erdhi në ndihmë Shqipërisë ishin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Kështu që padyshim të parët që na u gjetën pranë ishin dhe Emiratet e Bashkuara së bashku me partnerë të tjerë, ku dua të vecoj SHBA. Por ndërkohë mardhënia jonë me Emiratet e Bashkuara ka kaluar në një nivel tjetër. Flitet për një bashkëpunim afatgjatë, që do të ndihmojnë sektorin e cyber security që të ngrihet në një nivel ekspertize për të përballur cdo lloj sulmi në të ardhmen.

Një nga elementet më të rëndësishme për mbrojtjen. Ne ndajmë informacion ditor për Emiratet e Bashkuara për sulmet gjatë ditës dhe ata bëjnë të njëjtën gjë me ne. Midis dy palëve do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi. Sot fillojmë një kapitull të ri bashkëpunimi të ri me Emiratet e Bashkuara. Shkëmbimi i informacionit, i njohurive, kapaciteti njerëzor që është një nga asetet më të rëndësishme dhe ngritja e sistemeve të cilat ne tashmë kemi bërë analizën, të gjithë strategjinë se cfarë do të na duhet për të ardhmen dhe të gjithë këto kërtkesa i kemi parashtruar tek partnerët tanë dhe specialistët e agjensisë.”, tha Balluku. /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë