Me 22 gusht 2024, ka hyrë në fuqi ligji për industrinë ushtarake, që i hap rrugë modernizimit dhe rivitalizimit të kapaciteteve të trashëguara të kësaj industrie, e ku Shqipëria së shpejti do të prodhojë armë “Made in Albania”, shkruan Gazeta Metro.
Uzinat kur dikur prodhoheshin pushkë të vjetra të llojit Siminov apo edhe automatiket Kallashnikov do të modernizohen.
Me ligjin e ri të miratuar në Kuvend para disa ditësh, Shqipëria po synon rihapjen e fabrikave të armatimit.
Ditë më parë ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, ka vizituar uzinën e Mjekësit në Elbasan, për të çelur një kapitull të ri të kësaj industrie.
Hapi tjetër është regjistrimi dhe krijimi i shoqërisë tregtare për prodhimin e municioneve e armatimit ushtarak të quajtur KAJO, konstituimi fillimi i punës së saj.












