Më 20 prill është shkarkuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.
Po në këtë muaj, dy vite më parë u bë për herë të tretë kryetar i komunës më të madhe në Luginë.
Pas zgjedhjeve lokale në vitin 2016, ai ishte zgjedhur për herë të parë kryetar i Preshevës, ndërsa në vitin 2018 u rizgjodh sërish.
Në orët e vona të së shtunës, u shkarkua nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Kështu thotë vetë Shqiprim Arifi për Front Online.
Arifi deklaroi se shkarkimi i tij u bër pa formë ligjore dhe asnjë njoftim zyrtar.
Sipas tij, Vuçiqi këtë e bëri për arsye politike e jo teknike.
Ai thotë se ky shkarkim erdhi 24-orë para referendumit në veri të Kosovës, dhe kjo tregon që ai vendos se kush të shkarkohet e kush jo.
“Shkarkimi im është bërë në formë jo ligjore dhe pa asnjë njoftim zyrtar dhe nuk ka asnjë arsye teknike për t’u shkarkuar, por për arsye politike.
Para një jave Vuçiqi ka kërcënuar shqiptarët e Luginës së Preshevës që të arrestohen nëse e shkelin Kushtetutën e Serbisë pas tre dite më është dërguar nga Gjykata serbe vendimi për dënimin për vendosjen e flamurit shqiptar për 28 nëntor dhe 24 orë më vonë në ora 23:00 jam shkarkuar nga posti i kryetarit dhe 24 orë para referendumit në veri të Kosovës. Vuçiqi po tregon qartë se ai vendos ritmin politik se kush ku shkarkohet në veri nuk e lejoj”, u shpreh Arifi.