Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqiprim Arifi para takimit me Presidenten: Do të shkojmë për konsultime, Kurti na ftonte për përçarje

24/10/2022 - 13:07
në Lajme
A A
Arifi: Qeveria e Kosoves ende nuk i ka transferuar 2 milionë eurot për Preshevën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, do të marrë pjesë në takimin që presidentja Vjosa Osmani do ta zhvillojë në orën 13:00 ne liderët institucionalë dhe përfaqësuesit politikë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Shqiprim Arifi tha se ka dallim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani dhe ftesave të tyre për takime me përfaqësuesit e Luginës. Në prill, Arifi kishte refuzuar t’i shkonte në takim kryeministrit Albin Kurti, me arsyetimin se shefi i Qeverisë së Kosovës po përpiqej të ndërhynte në proceset politike në Preshevë, duke favorizuar rivalen e tij, Ardita Sinanin.

“Ka një dallim të veçantë sepse Albin Kurti, Liburn Aliu, kur më kanë ftuar në takim, kanë dashur të ndërhyjnë në proceset demokratike në Luginën e Preshevës, ta përçajnë spektrin politik, kurse presidentja Osmani po na fton për konsultime. Për këtë unë i kam bërë kërkesë para 5 muajsh presidentes për t’u takuar dhe normalisht që kur na fton, marrim pjesë. Ky është dallimi i veçantë. Pra, Kurti në Luginë ka dashur të bëjë përçarje. Osmani po bën konsultime. Ky është dallimi”, thotë Arifi.

Kryetari i Preshevës e pranon se nuk ka marrëdhënie të mira me kryeministrin Albin Kurti, i cili, sipas Arifit, “e ka dëmtu Luginën e Preshevës”. Në këtë pikë, ai vlerëson se presidentja Vjosa Osmani përbën dallim diametral.

“Vet fakti që Kurti ka bërë përçarje ekstreme 5-6 muajt e fundit në Luginë të Preshevës dhe këtë e ka bërë për një person specifik, Ardita Sinanin, normalisht që nuk mundemi me i pasë marrëdhëniet në nivel konstruktiv me të sepse e ka dëmtu Luginën e Preshevës, kurse Vjosa Osmani dallon diametral, së paku, nuk ka bërë asnjë përçarje në Luginën e Preshevës dhe nuk ka mbajtë anë për njërin apo tjetrin në Luginën e Preshevës dhe kjo është një pozitë që ne e përshëndesim dhe e shohim konstruktive apo si bazë konstruktive, e tash çfarë sjell e ardhmja pas konsultimeve me të, do ta shohim”, tha ai.

Arifi i tha për Express se nga takimi pret që “të mos ndodhin çudira të mëdha”.

“Unë ftesën e kam kuptuar ashtu që Presidentja dëshiron të konsultohet me ne në këtë situatë që po e kalojmë në këtë momentum me dialogun dhe ne si çdoherë, edhe më herët, por edhe kësaj radhe, do t’ia bëjmë të qartë qëndrimet tona”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë