Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shqiptarët do të përfaqësohen me një deputet në Kuvendin e Serbisë

21/12/2023 - 19:01
në Lajme
A A
Shqiptarët do të përfaqësohen me një deputet në Kuvendin e Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kuvendin e Serbisë të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, shqiptarët që jetojnë në Serbi do të përfaqësohen nga një deputet. Zoti Shaip Kamberi, deputeti i sapozgjedhur edhe për një mandat, i tha Zërit të Amerikës se beteja e tij në Parlamentin e Serbisë mbetet e njëjta – të ngrejë shqetësimet dhe vështirësitë e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ndërkohë studiuesit kritikojnë Serbinë për diskriminimin sistematik ndaj pakicës shqiptare që sipas tyre ka ndryshuar relievin etnik në këtë rajon dhe po lë gjurmë të thella te përfaqësimi politik i shqiptarëve në Serbi.

Për shqiptarët që jetojnë në Serbi, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të javës së kaluar në Serbi nuk sollën ndryshime. Me një rezultat të pritshëm politik, të fitores së Partisë Progresive Serbe të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës tani po vëzhgojnë se çfarë drejtimi do të marrin përpjekjet për krijimin e qeverisë së re të Serbisë.

Rreth 58,000 shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës do të përfaqësohen në Kuvendin e Serbisë nga Shaip Kamberi, i rizgjedhur deputet në këtë legjislaturë të re me rreth 13,500 vota.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Kamberi thotë se zhvillimet e fundit që po përcjellin procesin zgjedhor në Serbi, ku opozita po proteston rezultatet e zgjedhjeve në kryeqytetin serb dhe vëzhguesit ndërkombëtarë e vendas po kritikojnë autoritetet për një mori parregullsish që kanë minuar votimin e lirë, janë paralajmërim për një vazhdim të politikës aktuale të Serbisë, siç thotë ai, të vonesës së qëllimshme, për t’iu dhënë një epilog çështjeve që rëndojnë mbi rajonin, përfshirë atyre që lidhen me pozitën e pakicës shqiptare në Serbi.

“Në mëngjes luan rolin e zjarrvënësit e në mbrëmje zjarrfikësit. Do të shohim se cili është interesi i tij dhe me gjasë interesi i tij duket qartë, është të zvarrisë proceset e caktuara politike në cilat Serbia merr pjesë, qoftë kërkesën e BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, qoftë për fillimin e realizimit të planit franko-gjerman për të cilin ka rënë dakord me Kryeministrin Albin Kurti. Aleksandar Vuçiç me gjasë po tenton të blejë edhe më tepër kohë e sidomos deri në pranverë kur do të jenë zgjedhjet e BE-së,” deklaron ai.

Sipas zotit Kamberi, nëse Serbia nuk ndryshon qasjen e saj ndaj Bashkimit Evropian dhe dialogut me Kosovën, nuk do të ketë ndryshim as në qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

“Këto gjëra janë të ndërlidhura. Nëse Vuçiçi vendos përfundimisht të shkojë drejt zbatimit të marrëveshjes me Kosovën, besoj që do të ndryshojë edhe qasja ndaj Luginës. Por, nëse ai vendos ta shtyjë këtë, të vazhdojë retorikën armiqësore, luftënxitëse, është vështirë të pritet që ai të do ketë ndonjë politikë më të mirë ndaj Luginës së Preshevës,” thotë zoti Kamberi.

Studiuesit thonë se vështirësitë, që nga mungesa e investimeve ekonomike e deri te mosnjohja e diplomave dhe i ashtuquajturi proces i “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve që jetojnë në tre komunat në Serbinë jugore, tashmë kanë ndryshuar bilancin etnik dhe rrjedhimisht përfaqësimin politik të shqiptarëve nga ky rajon.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut me seli në Beograd në një studim të vitit 2021 që dokumentonte fenomenin e pasivizimit, e quajti atë “një formë të spastrimit etnik përmes mjeteve administrative.” Në raportin “Minoriteti shqiptar në pritje” kjo organizatë theksoi që shqiptarët në këtë rajon kanë treguar vullnet për t’u integruar, por Beogradi nuk ka treguar të njejtin vullnet politik.

Autoritetet e Serbisë i mohojnë këto akuza.

“Eshtë një lloj diskriminimi i pabesueshëm për të cilin flitet shumë pak. Shqiptarët janë bërë objekt i politikës së pasivizimit, një metodë shpopulluese nga qeveria serbe, kryesisht nga qeveria aktuale e Presidentit Vuçiç. Prandaj rizgjedhja e tij, e partisë së tij është një lajm i keq, që do të thotë vazhdimësi e këtyre politikave sepse nuk shihet realisht ndonjë vullnet për t’i zgjidhur këto probleme,” sipas Flora Ferati-Saschenmaier pranë Universitetit të Gottingen-it.

Studiuesja Ferati-Saschenmaier thotë se fshirja sistematike e shqiptarëve nga regjistrat civilë nën pretekstin e verifikimit të adresave, në veçanti në komunën e Medvegjës ka ndikuar në uljen drastike të numrit të votuesve shqiptarë dhe si rrjedhojë në këtë komunë, ku partia e Presidentit Vuçiç fitoi 90 për qind të votave, përfaqësimi i shqiptarëve në nivel komunal tashmë është bërë i papërfillshëm.

“Në regjistrat zgjedhorë në komunën e Medvegjës, në Bujanoc, mungojnë me mijëra shqiptarë që edhe po të kishin vullnet të votonin në Serbi në zgjedhjet e 17 dhjetorit, nuk do të mund të shprehnin vullnetin e tyre politik për shkak se janë hequr nga listat në mënyrë arbitrare, me qëllim të ndërrimit të strukturës etnike. Do të thotë faktikisht nuk ekziston më edhe pse jeton, edhe pse ke lidhje me vendin, ke pronë, ti nuk je qytetar i atij vendi dhe nuk mund ta gëzosh një nga të drejtat themelore politike qyetetare ose demokratike të atij vendi,” thotë ajo.

Sipas zotit Kamberi, në Medvegjë nga 8 këshilltarë që kanë përfaqësuar shqiptarët në nivelin lokal, ky numër tani ka zbritur në 2 mandate në kuvendin komunal, ndërkohë që nga 1000 votat e dikurshme në zgjedhjet parlamentare tani janë vetëm 220 të tilla. Por përkundër migrimit dhe pasivizimit dhe një vullneti të ulët për të votuar në zgjedhjet e treta brenda tri vitesh, zoti Kamberi thotë se dalja e shqiptarëve në zgjedhje në këtë rajon ishte ndjeshëm më e lartë në zgjedhjet e 17 dhjetorit, ndonëse e pamjaftueshme të sigurojë më shumë se një mandat në Kuvendin e Serbisë.

“Beteja jonë është e njejta prej një kohe të gjatë mjerisht, sepse në asnjë moment ne nuk po arrijmë të gjejmë bashkëbisedues korrekt në Beograd për të diskutuar për problemet tona dhe për të gjetur zgjidhjet për ato probleme. Roli im do të vazhdojë të jetë në sensibilizimin e problematikave të shqiptarëve, në paraqitjen e iniciativave, e sidomos kontaktet me trupin diplomatik, bashkësinë ndërkombëtare, që të senzibilizohet ajo për problemet e shumta me të cilat shqiptarët këtu ballafaqohen,” thotë zoti Kamberi.

Studiues si zonja Ferati-Saschenmaier thonë se zhvillimet në Luginën e Preshevës nuk janë të ndara nga zhvillimet në Kosovë. Ajo thotë se sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të trajtohen si pjesë e një diskutimi më të gjerë për minoritetet, të cilat nuk duhet të trajtohen me një standardi të dyfishtë. /VOA

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë