Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha operacionet kane qenë dhe janë duke vijuar normalisht.
Përmes një njoftimi zyrtar, SHSKUK-ja thotë se sasia e ampulës “Fentanyl”, ka afat qëndrueshmërie dhe ka sasi të mjaftueshme.
“Raportimet publike se kësaj sasie i skadon afati nuk qëndrojnë” thuhet në njoftim.












