Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtesat e Kurtit/ Statovci “thumbon” opozitën: Tani mjetet shkojnë te qytetarët, jo si në të kaluarën në fryrje të tenderëve

24/12/2024 - 14:13
në Lajme
A A
Statovci për projektin e transformimit të sheshit “Xhorxh Bush”: Më i gabuari i mundshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, ka folur për shtesat nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeçare, vendim i marrë nga Qeveria të dielën.

Ajo në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Qeveria i ka në vëmendje fëmijët dhe pensionistët dhe se vendimi është i rëndësishëm për këto kategori.

“Është një vendim shumë i rëndësishëm që i prek këto kategori dhe për ekonominë në përgjithësi. E dimë që fëmijët nuk kanë fuqi vendimmarrëse dhe në kuadër të kësaj ne kemi një qeveri që kujdeset t’i kemi në vëmendjen tonë qoftë shtesat për fëmijë dhe kjo krijon ndjesinë se shteti për herë të parë bën diçka për fëmijët. Kurse në rastin e pensionistëve, ne kemi pasur një praktikë të tillë radhazi, në sensin që të ketë edhe rritje në përqindje të pensioneve por edhe intervenime të tilla të kohëpaskohshme që të lehtësohet edhe gjendja ekonomike dhe është diku i pesti intervenim gjatë këtij mandati”, është shprehur ajo.

Deputetja ka folur dhe për kritikat lidhur me këtë vendim, teksa thotë se ato nuk janë të pazakonta nga opozita, që i bën ndaj çdo vendimi të qeverisë.“Kritikat nuk janë diçka e pazakontë nga ana e opozitës. Ata kanë kritikuar edhe kur i kemi rritur pagat, edhe pensionet, edhe shtesat për fëmijë dhe lehona, mirëpo është vendosur një standard i ri ku qytetari është vendosur në vëmendjen e institucioneve, të kësaj qeverie në mënyrë që të ndihmohet”, ka vlerësuar Statovci për Gazeta Blic.

Po ashtu, ajo ka thënë se për dallim nga Qeveria Kurti, në të kaluarën është ndjekur praktikë që mjetet nuk kanë shkuar te qytetarët por te bizneset, ose janë fryrë tenderët.“Në të kaluarën është ndjekur praktikë ku mjetet në vend se të shkonin te qytetarët ose fryheshin tenderët, ose mjetet shkonin te bizneset e jo te qytetarët e jona është që të shkojë te qytetari dhe pastaj qytetari të ndërveprojë në një mënyrë të shëndoshë me bizneset”, ka potencuar deputetja e Guxo.

Kurse, lidhur me atë se sa pret që kjo ndihmë të ndikojë në vota, ajo u shpreh se qytetarët do ta vlerësojnë.“Ne e kemi fokusin te mirëqenia e qytetarëve, kjo ka qenë praktika dhe standardi, pastaj është vlerësim i qytetarit se si e vlerëson punën, për kujdesin e vëmendjen që kjo qeveri e ka pasur karshi tyre”, ka deklaruar Jeta Statovci.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë