Me kërkesë te Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës dhe me urdhër të prokurorit te shtetit është iniciuar procedurë hetimore ndaj një të dyshuari mashkull, njëherësh pronar i një laboratori privat në Vushtrri.
Në laboratorin e lincencuar që gjendet në rrugën “Ismail Qemaili” dyshohet se janë kryer shërbime laboratorike, për të cilat stafi punues nuk ishin të ceritifikuar si profesionist të fushës, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Të njëjtit laborator i ishte tërhequr vërejtja nga inspeksioni shëndetësor në mes datave 18-27 prill të këtij viti, teksa i dyshuari vijon të mbetet në kërkim policor.
“Me kërkesë te Ministrisë së Shëndetësisë dhe me urdhër të prokurorit te shtetit, është iniciuar procedurë hetimore ndaj te dyshuarit mashkull kosovar (pronar i një laboratori privat i licencuar) nën dyshimin se (edhe përkundër tërheqjes së vërejtjes nga inspeksioni shëndetësor në mes datave 18-27.04.2023, ne këtë laborator janë kryer shërbime laboratorike, i cili nuk është profesionist shëndetësor. I dyshuari në kërkim policor”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.