Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shteti ka identifikuar sulmuesit e Valon Sylës, çfarë dihet deri tash për rastin ?

12/04/2023 - 20:15
në Kryesore, Lajme
A A
Shteti ka identifikuar sulmuesit e Valon Sylës, çfarë dihet deri tash për rastin ?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Valon Syla dje pati një ditë plot humor e kritika për sjelljet dhe jetesën e hoxhallarëve të njohur dhe kryeimamit Naim Tërnava “që nuk jep asnjëherë llogari për financat e BIK’ut”. Mbrëmë, ai u sulmua brutalisht nga tre persona, për çka u trajtua në QKUK. Ministri Sveçla të mërkurën pasdite tha se sulmuesit janë identifikuar, ndërsa vetë Syla ata i përshkruajti si “tre islamikë fanatikë”. Akterët vendës e ndërkombëtarë e dënuan aktin si sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Gazetari Valon Syla u sulmua mbrëmë nga “tre islamikë fanatikë”, siç tha ai në gjatë një prononcimi në korridorin e QKUK-së kur mori trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra në kokë. Të mërkurën gjatë ditës kur doli me një reagim të ri Syla tha se “sulmi me çdo gjasë ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pelqyer fare dhe keshtu ka nxitur ketë komunitet te militanteve islamik të organizojne sulm fizik të paramenduar”.

“Ajo qe me shqetëson personalisht në këtë rast është që reagimet përpos që ishin të faktuara, kishin dhe doza të theksuara të humorit. Dhe kjo nuk po pranohet nga një komunitet islamik qe sillet me tipare mesjetare dhe nuk po arrinë të pranoj humorin dhe fjalen e lirë, shpalos te ata zymtësinë e theksuar te mendimit dhe mentalitetit të tyre” shtoi gazetari

Mazllam Mazllami, një hoxhë nga Prizreni të hënën e mori për dhuratë një veturë luksoze të tipit Mercedes dhe në organizimin e befasisë për të mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Nga kjo Syla mori shkas që të nesërmen t’i bënte disa reagime me ironi e humor, duke shkruar se si prijësit fetarë të myslimanëve në vend po duken si “njerëz të shoëbizit”.

Kryeimamin e Kosovës, Syla e quajti “një marakli të kerreve”, ndërsa imamit nga Prizreni iu referua si “Mulla Mercedesi”.

“Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve… blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemt e tij, madje ju hapë firma me shit kerre, dhe tash së fundmi shpalos ‘Mulla Mercedesa’ në muajt e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si ‘Vali Corleone’…”, shkroi ndër tjerash Syla në Facebook.

Syla tha se Tërnava e bën këtë duke mos i shpalosur asnjëherë financat e Bashkësisë Islame të Kosovës të cilën e udhëheq.

“Ku pi merr paret O Mulla Limuzinë Tërrnava, që kurrë nuk raportove për financat tua, e as BIK’ut?”, pyeti ai.

“Çfarë shembulli fetar është ky muajin e mëshirshëm dhe modest të Ramazanit. Por me gjasë hoxhallarët i ka rrokë puberteti i dytë, apo kriza e moshës së mesme që ende egot e tyre dhe apelin seksual kqyrin me shëru me kerre të shtrejta. Allahu ja u pranoftë Ramazanin. Por, dyshoj”, shkroi Syla.

Mazllam Mazllami, që tash u pensionua, para disa vitesh ishte i akuzuar për thirrje për rezistencë dhe për shtytje për kryerjen e veprave terroriste. Më saktësisht, ai dhe disa imamë të tjerë dyshohej se i kishin nxitur disa nga ‘xhemati’ i tyre të shkonin në Siri për të luftuar. Mazllami ishte shpallur i pafajshëm, por Syla nuk harroi t’ia përmendte akuzat.

“Mercedesa për ‘Mulla Rekrutues të ISIS’it’… Mazllem Mazllemi ose ‘Mulla Mercedesi’ që po merr dhurata nga ‘xhemati’ dhe po ja shpalos Kryemyftiu Tërrnava, Mercedesa findak afër 100 mijë euro, tashmë i pensionuar… ka qenë i akuzuar për nxitje për t’ju bashkuar luftës në Siri, permes ligjëratave të ndryshme në hapësira fetare. Fanatizmi i tij fetar dhe doktrina vërehet nga veshja dhe mjekrra. Mjafton ta hap gojën dhe e kupton se cila është bota e këtij Hoxhe”, shkroi Syla.

Nga akuzat, Syla tha se Mazllami ishte liruar nga interpretimi i një ajeti kuranor.

“Urime Mercedesi Mazllum, por ky urim ish dashtë të nisë hetim serioz nga prokuroria…Për 30 vjet punë Policia e Kosovës dhuron ora dore. Ndërsa, BIK’u dhe xhemati i tyre mercedesa. Për cka? Për me mbyll gojë, për shërbim, apo për çka? Hetoni këta shoëbiznismena të fesë, se diçka sështë në rregull. Pse po shiten këto matrapazllëqe në Ramazan? Çfarë zori keni? A keni fe? Allahu ja u pranoftë. Por dyshoj, seriozisht”, shkroi gazetari Syla.

Sulmi para mesnatës

Pasi kishte bërë këto reagime në Facebook, përfshirë disa video ironike për myftiun dhe hoxhën nga Prizreni, Valon Syla të martën mbrëma u paraqit në studion e emisionit Pressing në T7, ku angazhohet në cilësinë e analistit.

Sulmi duket se tashmë ishte planifikuar. Me të përfunduar debati, siç ka marë vesh Gazeta Express, vetura ku ishte ai po ndiqej.

Kur Syla mbërriti në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, tre persona e sulmuan atë, duke i shkaktuar lëndime në kokë.

Pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja Syla i përgjakur tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”.

“Po… sulmi, dmth… tre islamikë fanatikë më kanë sulmu”, tha ai për RTV Dukagjini. “Shpejt e shpejt ka ndodh dhe kanë ikë”.

Hetime intensive

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi sot se kanë ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes”.

Sulmi u cilësua si “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Prokuroria tha se po zhvillojnë hetime intensive për t’i mësuar rrethanat.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, sipas KPRK-së dhe në vazhdimësi janë duke u zhvilluar hetime në mënyrë intensive, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti, si dhe identifikimit e sigurimit të prezencës së të dyshuarve në procedurën penale”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.

Të mërkurën pasidite Ministri Xhelal Svecla bëri me dije se “pas hetimeve intenzive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë”.

“Talebanët dhe vehabët e diktojnë opinionin publik”

Profesori i filozofisë së religjionit në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, shkroi të mërkurën se si po promovohen “talebanët shqipfolës”, që sipas tij, “sot mund t’i shohësh veç në mediat e Kabulit dhe Teheranit”.

“Madje të tillët i kanë shndërru në superstarë të sferës publike. E pastaj çuditen pse ndodhë dhuna kundër atyre që, duke besu se jetojnë në një shoqëri europiane e liberale, e ushtrojnë të drejtën për të pasur mendim kritik mbi ta, por edhe të drejtën demokratike për t’i bërë subjekte komedie”, shkroi Latifi në Facebook.

“Nëse nuk jeni hipokritë, nuk duhet të çuditeni fare, sepse aty ku talebanët dhe vahabët e diktojnë opinionin publik dhe kufijtë e lirisë së shprehjes, aty, mos sot nesër, do ta keni edhe përgjakjen e sferës publike”, shtoi ai.

Sulmi mbi Valon Sylën, Latifi tha se “është paralajmërim i kësaj”.

“Është paralajmërim i një shoqnie e cila sikur do të vetëshkatërrohet, që pastaj të shpallet i dështuar ky shtet dhe mbi dështimin e tij të justifikohet rikthimi i Serbisë”.

Për rastin reaguan liderët politikë e organizatat vendore e europiane për mbrojtjen e gazetarëve, përfshirë kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Shefi i Qeverisë tha se sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është “i patolerueshëm dhe i papranueshëm”, dhe kërkoi që “rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur, ashtu që autorët sa më parë të vihen para drejtësisë”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë