Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shteti zbulon se restoranti “Misini” po shkel ligjin: Punëtorë në të ‘zezën’ e pa kontrollime mjekësore, mungesë e pushimeve vjetore … (Dokumenti komplet)

17/06/2022 - 16:10
në Kryesore, Lajme
A A
Shteti zbulon se restoranti “Misini” në Mitrovicë mbanë punëtorë në të ‘zezën’, gjobitet me 6 mijë euro (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shfrytëzimi i punëtorëve nga sektori privat në Kosovë, e sidomos shkelja flagrante e të drejtave të tyre tashmë është bërë një përditshmëri në Kosovë.

Ani pse punëtorët detyrohen të punojnë për kafshatën e gojës, prapë se prapë atyre u shkelen shumë të drejta që ua garanton Ligji i Punës në vendin tonë.

Një rast i shkeljes së të drejtave të punëtorit është evidentuar nga Inspektorati i Punës, ku më pas subjektit afarist “Misini Kitchen and Sweets Sh.P.K.” me lokacion tek liqeni artificial në Mitrovicë, i është shqiptuar gjobë në vlerë 6 mijë.

Punëtorë pa kontrata, moslajmrim i punëtorëve në Administratën Tatimore të Kosovës, mosprezantim i listës së pagave e vendimeve për pushime vjetore, mos trajnim i punëtorit për përdorimin e aparatave kundër zjarrit, mos kontrollim mjekësor të punëtorëve, mungesë e çertifikatave për aftësitë psiko-fizike të punëtorëve, mos angazhim i një eksperti për sigurinë dhe shëndetin në punë, janë gjetjet nga inspektimi me të cilat është bërë shkjelja e akteve ligjore nga restoranti “Misini Kitchen and Sweets shpk”

Veriu.info dje ka raportuar ekskluzivisht përmes sigurimit të dokumentit për biznesin me nam në Mitrovicë që ua shkel me të dyja këmbët të drejtat punëtorëve.

Veriu.info sot do të sjellë ekskluzivisht pjesën e dytë të vendimit të Inspektoratit të Punës ku evidentohen një “mal” shkeljesh pas procesit të inspektimit nga ky insitucion.

Inspektorati i Punës në planin e saj të rregullt të punës ka kryer inspektim në subjektin afarist “Misini Kitchen and Sweets Sh.P.K.” në Mitrovicë tek liqeni dhe ka nxjerrë gjendjen faktike nga aty.

Punëdhënësi, pra “Misini Kitchen and Sweets Sh.P.K.” nuk ka lajmëruar në ATK katër punonjës, S.M, Sh.T., V.H, L.H., duke shkelur kësisoj nenin 7 paragrafin 4 të Ligjit të Punës.

Po ashtu “Misini Kitchen and Sweets Sh.P.K.” nuk ka prezantuar kontratat e punës për punonjësit e evidentuar në listë..

Inspektoratit nuk iu është prezantuar vendimet për pushimet vjetore në 3 vitet e fundit dhe lista e pagave për dy vitet e fundit, i obliguar nga Ligji i Punës.

Por shkeljet e “Misini Kitchen and Sweets Sh.P.K.” nuk ndalen me kaq, pasi ka bërë një mal shkeljesh edhe nga lëmia e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Nga inspektimi i kryer nga Inspektorati i Punës, është gjetur se “Misini Kitchen and Sweets” nuk ka trajnuar asnjë punonjës për përdorimin e aparate kundër zjarrit, duke shkelur nenin 11 të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Po ashtu nuk ka prezantuar as dëshmitë e kontrolleve mjekësore dhe çertifikatat për aftësitë psiko-fizike të punëtorëve, konform ligjit.

Shkeljet nuk përfundojnë me kaq, pasi ky biznes ka shkelur edhe nenin 10 të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, duke mos angazhuar ekspert për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Veriu.info ju sjellë të plotë dokumentacionin e Inspektoratit të Punës. ku janë evidentuar “mal” shkeljesh nga “Misini Kitchen and Sweets”:

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë