Është arrestuar një person në Lipjan pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas policisë, arma e përdorur në këtë rast ishte e gjuetisë.
Arma është konfiskuar teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Sllovi, Lipjan, 02.08.2023 – 13:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë disa herë me pushkë gjuetie. Pushka me leje është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.











