Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtrenjtimi i mundshëm i rrymës me “domino efekt” në ekonomi

26/03/2025 - 20:52
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Shtrenjtimi i mundshëm i rrymës me “domino efekt” në ekonomi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga muaji i ardhshëm, rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind. Por, zinxhiri i shtrenjtimeve nuk do të ndalej me aq. Bizneset, sidomos prodhueset, do të përballeshin me rritje të kostove operative, duke i detyruar ato t’i rrisnin çmimet e produkteve dhe të shërbimeve.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë paralajmëroi se, nga muaji prill, faturat e energjisë elektrike mund të rriten për 15 për qind.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15%, ata do të paguanin 8.96 centë.

ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.

Sipas këtij institucioni, rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Çmimet aktuale të energjisë

Në prill të vitit të kaluar, ZRRE-ja ka ulur çmimin e energjisë për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3%. Megjithatë, një vit më parë, më 2023, tarifat janë rritur për 15% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në muaj, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat.

Për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Ndërkaq, nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.

Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla.

Prodhimi i pamjaftueshëm bën që një pjesë e konsiderueshme e furnizimit të sigurohet përmes importeve, që janë të shtrenjta.

Më 26 mars, çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ishte 118 euro për megavat.

Ndikimi te bizneset dhe rritja e çmimeve

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike do t’i rrisë kostot operative të bizneseve, veçanërisht atyre prodhuese.

Për shembull, një kompani që deri tani ka paguar 1.000 euro në muaj për energji, pas shtrenjtimit do të paguajë 1.150 euro, sipas tij.

Shahini thotë se kjo do t’i detyrojë bizneset t’i rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke i bërë ato më pak konkurruese në treg.

Për më tepër, thotë ai, këto biznese mund të shkurtojnë edhe vende pune, për t’i mbuluar shpenzimet shtesë.

“Kjo rritje do të ndikojë në çmimet e produkteve esenciale, si: buka, qumështi, vaji, lëngjet dhe shërbimet e ndryshme. Bizneset nuk janë fajtorët kryesorë për këtë rritje – shkaku kryesor mbetet rritja e çmimit të energjisë”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022.

Rritje të tjera të çmimeve të produkteve paralajmëron edhe Gani Durmishi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit në Kosovë.

“… sepse kur shtrenjtohet energjia elektrike, ngrihet edhe çmimi i ambalazhit, ngrihet edhe çmimi i qumështit. E, pastaj, kur të rritet kostoja e shpenzimeve jetësore, edhe punëtorët kërkojnë paga më të larta”, thotë ai.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me disa qytetarë në fund të muajit të kaluar, kur nisi të flitej për shtrenjtimin e mundshëm të rrymës, dhe shumica thanë: “Nuk e dimë se si do t’ia dalim”.

Valë e re çmimesh edhe në qershor?

Pas shtrenjtimit të pritshëm të rrymës në prill, bizneset në Kosovë do të përballen edhe me një ndryshim tjetër të rëndësishëm pas dy muajsh.

Nga 1 qershori, kompanitë me më shumë se 50 punëtorë ose një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, do të kenë mundësi të zgjedhin furnizuesin e tyre të energjisë dhe të dalin në tregun e hapur.

Ky hap është pjesë e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, por ka ngjallur shqetësime mes afaristëve dhe organizatave të biznesit, që paralajmërojnë për çrregullime ekonomike dhe rritje të çmimeve.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, më 12 mars, Alajdin Fusha, pronar i kompanisë “ABI SHPK” në Prizren, ka thënë se me kalimin në treg të hapur, do të bëhet e pashmangshme rritja e çmimeve të produkteve.

Kjo, për faktin se çmimi për kilovat nuk mund të pritet nën 15 centë, nga rreth 7 centë sa paguan kompania tash për tash, sipas tij.

“Me doemos do të reflektojë edhe në koston e produkteve dhe shërbimeve”, ka thënë Fusha, firma e të cilit operon me 13 kompani që ofrojnë produkte ushqimore dhe shërbime të tjera.

Këtë shqetësim e kanë ngritur edhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit, të cilat kanë rekomanduar shtyrjen e zbatimit të tregut të hapur të energjisë, duke argumentuar se vendi nuk është ende gati për këtë ndryshim.

ZRRE-ja, megjithatë, ka insistuar se ka licencuar kompani të mjaftueshme për furnizim me energji elektrike dhe është zotuar se do t’i monitorojë vetë marrëveshjet mes bizneseve dhe kompanive furnizuese, për të shmangur abuzimet e mundshme. /rel/

JU REKOMANDOJMË

Emilja Rexhepi flet pas takimit me Kurtin, tregon se çka biseduan
Lajme

U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Emilija Rexhepi lirohet nga detyra e zëvendëskryeministres

28/08/2025 - 16:46
Kushtetuesja: Kuvendi duhet të bëhet me kryetar brenda 30 ditëve
Kryesore

Ish-deputeti i LVV-së: ‘Loja me qytetarin po vazhdon, Listën Serbe e kuptoj por jo atë të shqiptarëve’

28/08/2025 - 16:28
Arrestimi i çiftit për spiunazh- çfarë informacione dyshohet se kanë shpërndarë?
Lajme

Arrestimi i çiftit për spiunazh- çfarë informacione dyshohet se kanë shpërndarë?

28/08/2025 - 16:11
Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak
Lajme

Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak

28/08/2025 - 15:59
Albulena Haxhiu e përfundon mandatin pa e zgjidhur rastin e Astrit Deharit
Lajme

Albulena Haxhiu e përfundon mandatin pa e zgjidhur rastin e Astrit Deharit

28/08/2025 - 15:56
Një libër e shumë artikuj me qëllim për të kriminalizuar shqiptarët, profili i maqedonases Jana Arsovska, bashkautorës së Bashës
Kryesore

Një libër e shumë artikuj me qëllim për të kriminalizuar shqiptarët, profili i maqedonases Jana Arsovska, bashkautorës së Bashës

28/08/2025 - 15:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Gjykatësi i njohur kosovar i jep fund jetës në Skënderaj

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Shtiu me armë zjarri nga automjeti në lëvizje, policia arreston një person në Vushtrri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Lidhje direkte me Vuçiqin dhe Zyrën e Kryeministrit të Kosovës”: Eksperti kroat flet për rastin e spiunazhit në Kroaci

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë