Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtrenjtimi i mundshëm i rrymës me “domino efekt” në ekonomi

26/03/2025 - 20:52
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Shtrenjtimi i mundshëm i rrymës me “domino efekt” në ekonomi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga muaji i ardhshëm, rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind. Por, zinxhiri i shtrenjtimeve nuk do të ndalej me aq. Bizneset, sidomos prodhueset, do të përballeshin me rritje të kostove operative, duke i detyruar ato t’i rrisnin çmimet e produkteve dhe të shërbimeve.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë paralajmëroi se, nga muaji prill, faturat e energjisë elektrike mund të rriten për 15 për qind.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15%, ata do të paguanin 8.96 centë.

ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.

Sipas këtij institucioni, rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Çmimet aktuale të energjisë

Në prill të vitit të kaluar, ZRRE-ja ka ulur çmimin e energjisë për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3%. Megjithatë, një vit më parë, më 2023, tarifat janë rritur për 15% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në muaj, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat.

Për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Ndërkaq, nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.

Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla.

Prodhimi i pamjaftueshëm bën që një pjesë e konsiderueshme e furnizimit të sigurohet përmes importeve, që janë të shtrenjta.

Më 26 mars, çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ishte 118 euro për megavat.

Ndikimi te bizneset dhe rritja e çmimeve

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike do t’i rrisë kostot operative të bizneseve, veçanërisht atyre prodhuese.

Për shembull, një kompani që deri tani ka paguar 1.000 euro në muaj për energji, pas shtrenjtimit do të paguajë 1.150 euro, sipas tij.

Shahini thotë se kjo do t’i detyrojë bizneset t’i rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke i bërë ato më pak konkurruese në treg.

Për më tepër, thotë ai, këto biznese mund të shkurtojnë edhe vende pune, për t’i mbuluar shpenzimet shtesë.

“Kjo rritje do të ndikojë në çmimet e produkteve esenciale, si: buka, qumështi, vaji, lëngjet dhe shërbimet e ndryshme. Bizneset nuk janë fajtorët kryesorë për këtë rritje – shkaku kryesor mbetet rritja e çmimit të energjisë”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022.

Rritje të tjera të çmimeve të produkteve paralajmëron edhe Gani Durmishi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit në Kosovë.

“… sepse kur shtrenjtohet energjia elektrike, ngrihet edhe çmimi i ambalazhit, ngrihet edhe çmimi i qumështit. E, pastaj, kur të rritet kostoja e shpenzimeve jetësore, edhe punëtorët kërkojnë paga më të larta”, thotë ai.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me disa qytetarë në fund të muajit të kaluar, kur nisi të flitej për shtrenjtimin e mundshëm të rrymës, dhe shumica thanë: “Nuk e dimë se si do t’ia dalim”.

Valë e re çmimesh edhe në qershor?

Pas shtrenjtimit të pritshëm të rrymës në prill, bizneset në Kosovë do të përballen edhe me një ndryshim tjetër të rëndësishëm pas dy muajsh.

Nga 1 qershori, kompanitë me më shumë se 50 punëtorë ose një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, do të kenë mundësi të zgjedhin furnizuesin e tyre të energjisë dhe të dalin në tregun e hapur.

Ky hap është pjesë e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, por ka ngjallur shqetësime mes afaristëve dhe organizatave të biznesit, që paralajmërojnë për çrregullime ekonomike dhe rritje të çmimeve.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, më 12 mars, Alajdin Fusha, pronar i kompanisë “ABI SHPK” në Prizren, ka thënë se me kalimin në treg të hapur, do të bëhet e pashmangshme rritja e çmimeve të produkteve.

Kjo, për faktin se çmimi për kilovat nuk mund të pritet nën 15 centë, nga rreth 7 centë sa paguan kompania tash për tash, sipas tij.

“Me doemos do të reflektojë edhe në koston e produkteve dhe shërbimeve”, ka thënë Fusha, firma e të cilit operon me 13 kompani që ofrojnë produkte ushqimore dhe shërbime të tjera.

Këtë shqetësim e kanë ngritur edhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit, të cilat kanë rekomanduar shtyrjen e zbatimit të tregut të hapur të energjisë, duke argumentuar se vendi nuk është ende gati për këtë ndryshim.

ZRRE-ja, megjithatë, ka insistuar se ka licencuar kompani të mjaftueshme për furnizim me energji elektrike dhe është zotuar se do t’i monitorojë vetë marrëveshjet mes bizneseve dhe kompanive furnizuese, për të shmangur abuzimet e mundshme. /rel/

JU REKOMANDOJMË

Kryeministër që gati 6 vite, por Kurti ende flet si opozitar për vde’kjen e Astrit Deharit: Ende nuk e dimë emrin e v’rasësit të tij

Kryeministër që gati 6 vite, por Kurti ende flet si opozitar për vde’kjen e Astrit Deharit: Ende nuk e dimë emrin e v’rasësit të tij
05/11/2026 - 10:20

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit, në 10-vjetorin e vdekjes së tij. "10 vjet pa Astritin janë shumë. Janë tepër shumë për familjen,...

Më shumëDetails

Çitaku: Çlirimtarë, ju mbahuni të fortë! Ne nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm! As sot, as nesër, asnjëherë!

Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti
05/11/2026 - 10:14

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar angazhim të përbashkët shtetëror në mbrojtje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në...

Më shumëDetails

Mbi 20 të arrestuar në aksionin e madh kundër bixhozit

Mbi 20 të arrestuar në aksionin e madh kundër bixhozit
05/11/2026 - 09:52

Mbrëmë rreth orës 18:00, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij qyteti, ka zhvilluar një aksion në tri qytete të vendit –...

Më shumëDetails

Kolektivi Feminist kërkon përgjegjësi nga KPK-ja për vr’asjen e Arlinda Zekajt

Kolektivi Feminist kërkon përgjegjësi nga KPK-ja për vr’asjen e Arlinda Zekajt
05/11/2026 - 09:32

Aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shkuar sot para objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) Ato aty po kërkojnë nga Policia e Kosovës që...

Më shumëDetails

“27.6 milionë euro kostoja e energjisë elektrike vetëm gjatë shtatorit”

“27.6 milionë euro kostoja e energjisë elektrike vetëm gjatë shtatorit”
05/11/2026 - 09:19

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me kostot e energjisë elektrike gjatë muajit shtator. Përmes një postimi në profilin e saj në...

Më shumëDetails

Abdul El-Sayed e bën për “pesë pare” një gazetar, videoja bëhet virale në tërë botën

Abdul El-Sayed e bën për “pesë pare” një gazetar, videoja bëhet virale në tërë botën
05/11/2026 - 09:14

Senatori i sapozgjedhur amerikan Abdul El-Sayed pati një debat të ashpër me një gazetar të Sky News në prag të fitores së tij në zgjedhjet e Senatit në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga kontrata 54 mijë euro te posti i konsullit: Si përfitoi aktivisti i Guxo-s nga pushteti i Pecit, Gërvallës dhe Konjufcës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë