
Është shtyrë seanca e sotme plenare, që në rend dite kishte shqyrtimin e dy projektligjeve.
Shtyrja u bë si shkak i mospajtimit sa i përket mundësisë së trajtimit të pikave në seancë.
I pari i kuvendit, Glauk Konjufca, tha se pas një konsultimi me grupet parlamentare, u dakorduan se meqenëse, sipas tij, është kontestuese mënyra se si mund të trajtohen çështjet e kategorizuara sipas pikës 3 të nenit 85 të rregullores së kuvendit, çështja të marrë epilog të hënën në kryesinë e kuvendit.
Kujtojmë se në këtë seancë plenare në rend dite ishin shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbështetjen e punëve publike.












