Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Shtyjeni afatin për targat”, “e kemi obligim sundimin e ligjit” Kurti përballë Perëndimit, çfarë do të ndodhë më 31 tetor?

24/10/2022 - 17:04
në Kryesore, Lajme
A A
“Shtyjeni afatin për targat”, “e kemi obligim sundimin e ligjit” Kurti përballë Perëndimit, çfarë do të ndodhë më 31 tetor?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Po hyhet në javën e fundit ku përfundon afati i dhënë nga Qeveria e Albin Kurtit për qytetarët serbë, që t’i zëvendësojnë targat ilegale të automjetëve. Ndërkombëtarët tashmë kanë kërkuar publikisht që afati të zgjatet. Emisari amerikan ka thënë se Kosova duhet ta dëgjojë, kur SHBA dhe shtetet e tjera të QUINT-it i propozojnë diçka. Qeveria nuk ka dhënë shenjë se do ta bëjë këtë.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kërkon që Qeveria ta shtyjë afatin e dhënë për zëvendësimin e targave, që deri tash janë lëshuar ilegalisht për serbët e Kosovës. Por, kjo nuk ishte thjesht një kërkesë.

Escobar thotë se SHBA dhe QUINT-i kërkojnë që të shtyhet afati për targat dhe se kjo kërkesë duhet të përfillet.

“Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit, dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e ShBA-ve, por e gjithë QUINTIT. Dhe, kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën”.

“Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, tha Escobar të mërkurën, duke bërë të ditur se akoma nuk e kishte marrë një zotim nga Qeveria apo Presidentja se do t’ua aprovojnë kërkesën.

Presidentja Vjosa Osmani, kur u pyet të enjten për kërkesën që vendimi të shtyhet, nuk la të kuptohet se do ta pranojnë “sugjerimin” ndërkombëtar.

“Për targat është një temë që jemi duke e diskutuar dhe ajo që e kam thënë në takim më Esocbar është që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit. Pra ekziston një grup i vogël i serbëve që nuk e kanë bërë këtë ndryshim sepse ata kërcënohen nga banda kriminale që mbështeten nga Vuçiq”, tha Presidentja.

Edhe Qeveria ka lënë të kuptohet se nuk do ta pranojë kërkesën e BE-së dhe SHBA-së lidhur me targat.

“Ne i kuptojmë shqetësimet dhe brengat e zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatik edhe përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar dhe i ndajmë po ato me të, sepse siguria e paqja janë vlera dhe interes jetik e i përbashkët. Njëkohësisht, ne kemi për obligim sundimin e ligjit, kushtetutshmërinë, vendimet qeveritare. Njëra nuk bën ta përjashtojë tjetrën”, është thënë në përgjigjen e Qeverisë për REL, të enjten.

Kërkesën për shtyrjen e afatit për regjistrim të targave e bërë javë më parë edhe Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Sipaj tij, afati prej dy muajsh që të zëvendësohen targat ilegale është “jashtëzakonisht i shkurtër”. Rrjedhimisht, ai ka propozuar që afati i dhënë nga Qeveria për qytetarët serbë të zgjatët.

“Duhet të ketë një periudhë të arsyeshme kohore për tranzicion dhe mendoj se dy muaj janë kohë e shkurtër. Po ju jap një shembull nga shteti im. Mua më duhet të ndryshoj lejen e vozitjes dhe kam pasur katër vjet kohë, por ende nuk e kam ndryshuar dhe e di se duhet ta bëjë së shpejti. Nuk duhet të ketë një periudhë kaq të gjatë, por duhet të keni periudha tranzicionale administrative, në linjë me standardet evropiane dhe do të thosha se dy muaj janë pak”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Edhe nga Bashkimi Evropian kanë thënë se i kanë kërkuar autoriteteve kosovarë që ta shtyjnë afatin për 10 muaj.

Qeveria e Kosovës më 1 shtator ka dhënë afat që deri më 31 tetor të riregjistrohen veturat, të cilat qarkullojnë me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Nga 1 nëntori, sipas qëndrimit qeveritar të deritanishëm, veturat me regjistrim ilegal nuk do të lejohen të qarkullojnë në Kosovë. /Express/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë