Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shumica e partive ende pa lista të kandidatëve për deputetë

06/12/2024 - 10:05
në Lajme
A A
Shumica e partive ende pa lista të kandidatëve për deputetë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pjesa më e madhe e partive politike ende nuk kanë finalizuar listat për kandidatët për deputetë derisa afati për dërgimin e këtyre listave edhe kërkesave për certifikim të subjekteve politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përfundon më 11 dhjetor.Përveç LDK-së e cila ka finalizuar listën partitë e tjera thonë se janë në përgatitje e sipër.

Përveç LDK-së e cila tashmë ka finalizuar dhe ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit partitë e tjera ende janë në proces e sipër.Në Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se kandidaturat tashmë janë dorëzuar nëpër qendrat e VV-së dhe më pas do shqyrtohen dhe votohen në Këshill të partisë.

“VV-ja i ka nisur procedurat e kandidatit të kandidateve që synojnë të bëhen deputetë…deri më tani kandidatët kanë dorëzuar nëpër qendra të VV-së që më pas do shqyrtohen dhe votohen”, tha Arbëreshë Kryeziu nga Vetëvendosje.As PDK-ja e AAK-ja nuk kanë finalizuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

Në PDK thonë se lista do të përmbyllet brenda afati ligjor.“PDK është duke punuar intensivishit për ta përpiluar dhe përmbylle listën për zgjedhjet. Ne afat të përcaktuar ligjor do ta kemi listën, Lista do të ketë edhe risi… PDK po shkon në këto zgjedhje për t’i fituar zgjedhjet”, tha për rtv21 Elmi Reçica nag PDK.

Edhe në AAK thonë se janë në proces teknik për këtë çështje.“Përgatitet janë duke vijuar listat janë duke u përgatit është procesi teknik duke u ndërtuar se kemi pasur listën ma t’mire më të fuqishme..”, tha Besnik Tahiri-shef i Grupit parlamentar të AAK-së.
Ndërkohë në KQZ thonë se afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë si dhe kërkesave për certifikim të partive politike përfundon më 11 dhjetor në orën 16:00.“KQZ-ja është në pritje të subjekteve politike që të bëjnë kërkesë për certifikim si dhe të dorëzojnë listat me kandidatë për deputetë… deri më tani nuk kemi pranuar asnjë kërkesë”, tha Elezi.

Partitë politike ka kohë që kanë nisur para fushatën zgjedhore, derisa fushata zyrtarisht do të nis më 11 janar.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë