Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si do ndikojnë marrëdhëniet Mali i Zi – Kosovë, pas zgjedhjes së Millojko Spajiqit si kryeministër?

14/11/2023 - 10:03
në Kryesore, Lajme
A A
Si do ndikojnë marrëdhëniet Mali i Zi – Kosovë, pas zgjedhjes së Millojko Spajiqit si kryeministër?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kuvendin e Malit të Zi, Qeveria e re, nën udhëheqjen e kryeministrit Millojko Spajiq, u zgjodh me mbështetjen e 46 deputetëve.

Kritikët kanë theksuar se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, i cili është proserb dhe prorus, do të ndikojë negativisht në ambiciet e Malit të Zi për anëtarësim në BE.

Ndërsa, të tjerët mendojnë se përfaqësuesit e komunitetit shqiptar tani kanë një ndikim më të madh në qeverinë e vendit dhe mund të ndihmojë në ruajtjen e lidhjeve të mira me Kosovën dhe Shqipërinë

Kuvendi i Malit të Zi, mëngjesin e 31 tetorit zgjodhi Qeverinë e kryeministrit Millojko Spajiq.

Qeveria e re mori mbështetjen e 46 deputetëve nga partia e Spajiqit, “Lëvizja Evropa Tani” nga partia pro-ruse “Fronti Demokratik”, po ashtu nga “Demokratët” dhe “Partia Popullore Socialiste” e nga partitë shqiptare.

Për zgjedhjen e Qeverisë së re votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe një abstenoi.

Qeveria e re e Malit të Zi i dha fund udhëheqjes së ekzekutivit me mandat teknik të Dritan Abazoviqit, Qeveria e së cilit u rrëzua përmes një mocioni të mosbesimit në gusht të vitit 2022.

Gjatë adresimit para deputetëve, Spajiq tha se “anëtarësimi i plotë” në Bashkimin Evropian (BE), përmirësimi i lidhjeve rajonale dhe marrja e një roli më aktiv në organizatat multilaterale do të jenë tri nga prioritetet kryesore të qeverisjes së tij.

Koalicioni i qendrës “Evropa Tani” fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në qershor, por nuk arriti të fitonte mjaftueshëm sa të krijonte vetë Qeverinë.

Votimi i Qeverisë së Malit të Zi vjen pasi aleanca pro-serbe dhe pro-ruse “Për një Mal të Zi më të mirë”, që udhëhiqet nga Andrija Mandiq, u pajtua të mbështeste zgjedhjen e Spajiqit, në këmbim që Mandiq të zgjidhej kryetar i Parlamentit.

Nik Gjeloshaj, ish-kryetar i komunës së Tuzit dhe tash zv.kryeministër në qeverinë e re të Malit të Zi, ka votuar që Mandiq të bëhet i pari i legjislativit.

Gjeloshaj ka thënë se atij i mjafton që Mali i Zi e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

“Unë jam këtu për t’i respektuar marrëveshjet dhe mua më mjafton ajo që Mali i Zi do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha shtetet që i ka njohur. Ne jemi marr vesh me Mandiqin që nëse ai voton qeverinë tonë, ne do të votojmë që ai të bëhet kryetar”, ka shpjeguar Gjeloshaj emisionin “Kallxo Përnime”.

Ai ka shtuar se nëse Kosovës do t’i duhet vota e Malit të Zi, do ta ketë atë.

Gjeloshaj tha se nëse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të shprehte dëshirë për vizitë në Mal të Zi, atëherë Mandiq nuk do ta refuzonte.

“Unë mendoj që po, do ta takonte, nëse Konjufca vjen në Mal të Zi mendoj që duhet të takohet me kryetarin e kuvendit të Malit të Zi”, ka thënë Gjeloshaj.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, redaktorja e Vijesti.me, Biljana Matijaseviq ka thënë se partitë që formuan qeverinë e re nuk do të ndryshojnë qasjen karshi Kosovës.

Sipas saj partitë politike në Mal të Zi, kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni në të cilën janë angazhuar për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Partitë politike kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni në të cilën u angazhuan për një orientim të politikës së jashtme të bazuar në përkushtimin e plotë për integrimin dhe një proces të përshpejtuar të anëtarësimit në BE, anëtarësimin në NATO dhe zhvillimin e bashkëpunimit miqësor me të gjitha vendet e njohura nga Mali i Zi”, tha ajo.

E pyteur se nëse Mali i Zi do të tërheqë njohjen e Kosovës pasi që një parti proserbe është pjesë e koalcionit qeverisës, ajo është përgjigjur duke thënë se nuk beson se kjo mund të ndodhë.

“Qeveria nuk do të tërheqë njohjen e Kosovës, sepse për Malin e Zi kjo është një çështje e mbyllur, veçanërisht në përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në BE dhe koalicioni proserb “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” për momentin nuk ka hyrë në qeverinë e re, por kanë marrë postin e kryetarit të Kuvendit”, tha ajo,

Tutje ajo ka thënë se “koalicioni ‘Për Ardhmërinë e Malit të Zi’ nuk do të insistojë në tërheqjen e njohjes së Kosovës, jo sepse kanë ndryshuar politikën e tyre, por sepse presin që përfaqësuesit e tyre të hyjnë në qeveri brenda një viti, siç parashikohet edhe në marrëveshje. Edhe nëse do ta kërkonin, sipas saj nuk kanë një shumicë të mjaftueshme për të realizuar një synim të tillë”.

Matijaseviq ka thënë se nuk e beson që do të përkeqëshohen raporet mes Malit të Zi dhe Kosovës pasi që partitë proserbe nuk do të bënin asgjë që mund të rrezikonin hyrjen e tyre në qeveri pas disa dekadash në opozitë.

Ajo ka thënë se hyrja e partive shqiptare në këtë koalicion qeverisës është e zakonshme pasi që përfaqesojnë komunitetet pakicë që mbrojnë interesat e popullatës pakicë nga pozita e pushtetit

“Qytetarët e Malit të Zi, duke përfshirë malazezët, serbët, shqiptarët, boshnjakët, myslimanët, kroatët, romët, dëshironin ndryshim dhe ky ndryshim erdhi në zgjedhjet e vitit 2020 kur u zëvendësua partia (DPS) që kishte qenë në pushtet për 30 vjet. Ky ndryshim u konfirmua në zgjedhjet në qershor të këtij viti”, ka shtuar Matijasevic.

Ndryshe, gjatë fushatës zgjedhore, Mandiq ka bërë thirrje për raporte më të ngushta me Rusinë, ka kritikuar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe ka folur kundër referendumit të vitit 2006 që çoi në shkëputjen e shtetit nga Serbia.

Pasi u zgjodh kryeparlamentar, Mandiq u zotua për punë drejt tejkalimit të ndasive.

Ndërsa, kritikët kanë thënë se zgjedhja e tij në postin e kryeparlamentarit do të pengojë ambiciet e shtetit për anëtarësim në BE.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë