
Meterologu Mendim Rugova ka parashikuar një javë me mot të ndryshueshëm, me reshje të lehta shiu dhe intervale me diell deri në fund të kësaj jave.
Sipas Rugovës, e premtja, që përkon me Ditën e Shën Valentinit, do të jetë e ngrohtë dhe me diell.
Ndërsa, për javën e ardhshme, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, temperaturat pritet të bien ndjeshëm, me maksimale që mund të zbresin deri pranë 0°C.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:












