Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si e “ringjalli” Lajçaku Asociacionin, të cilin Gërvalla e kishte shpallur “të vdekur”?

21/10/2023 - 15:42
në Kryesore, Lajme
A A
Si e “ringjalli” Lajçaku Asociacionin, të cilin Gërvalla e kishte shpallur “të vdekur”?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pesëshja diplomatike perëndimore ka përfunduar takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe është nisur për Beograd.

Mesazhi kryesor për Kosovën i emisarëve të dialogut ishte zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Pas takimit me kryeministrin Kurti, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovës – Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova nuk mund të bëj progres në rrugën e saj evropiane pa zbatimin e asociacionit.

Në këtë mënyrë, emisari i BE-së ka “ringjallur” Asociacionin, të cilin ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e kishte shpallur të “vdekur”, raporton Nacionale.

Diplomati evropian ka thënë se ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë faktin se Kosova dhe Serbia kanë obligime nga dialogu.

“Ne presim nga Kosova dhe Serbia që t’i plotësojnë tërësisht detyrimet e tyre brenda dialogut. Ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë faktin se Kosova dhe Serbia bënë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të këtij viti”, ka thënë Lajçak.

Ai ka bërë me dije se pala kosovare nuk duhtë të bëj vonesa në formimin e Asociacionit.

“Këtu, ne duhet ta nënvizojmë nevojën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë pa asnjë vonesë tjetër. Pa këtë, nuk do të ketë përparim në rrugën evropiane të Kosovës” është shprehur Lajçak.

Gërvalla e kishte shpallur të “vdekur”

Pas sulmit të 24 shtatorit, institucionet e Kosovës kanë bërë me dije se ky agresion do të këtë ndikim të madh në procesin e dialogut me Serbinë.

Madje, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e kishte shpallur të vdekur këtë çështje.

Ajo kishte thënë se tashmë dialogu do të ketë prioritet tjera.

Kryediplomatja kishte vlerësuar se edhe për ndërkombëtaret Asociacioni kishte vdekur.

“Të them të drejtën pas të dielës çdo bisedë për Asociacionin më duket e tepërt dhe nuk kanë kuptim. Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët. Të koordinojmë punën e komunave në veri të Kosovës është dallim tjetër. Janë katër parime të mos shkelë sovranitetin, Kushtetutën, të mos dëmtojë dhe të jenë koordinues”, kishte thënë Gërvalla në një intervistë për Top Channel.

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Alban Bajrami, mendonte njëjtë.

“Asociacioni me kompetenca ekzekutive është i vdekur. Për shkak se kështu e ka thënë kushtetute e RKS-së dhe Gjykata Kushtetuese. Mund të them që Asociacioni për të cilin e para sheh Gjykata Kushtetuese nuk e kemi problem ta bëjmë, por, Asociacion me kompetenca ekzekutive nuk mund të ketë edhe sikur të mos kishte ekzistuar kjo ngjarje (sulmi i Bansjkës) për shkak se shtetësia e Kosovës, është më e rëndësishme se mandati politikë, Qeverisë, Kuvendi e deputet që mund të jenë aty”, kishte thënë ai, në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë