Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si ia panë sherrin qytetarët remontit të bllokut A5 të KEK‘ut

25/04/2023 - 14:11
në Kryesore, Lajme
A A
Si ia panë sherrin qytetarët remontit të bllokut A5 të KEK‘ut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga 30 marsi qytetarët paguajnë më shtrenjtë për 15 përqind energjinë elektrike. Arsye për këtë është importi i rrymës nga tregjet ndërkombëtare, që u imponua edhe nga remonti i bllokut A5. Zyrtarë të opozitës tashmë kanë theksuar se zvarritja e remontit të këtij blloku është bërë qëllimshëm dhe me prapavijë duke e ndërlidhur këtë me ambasadorin e Kosoës në Kroaci, Martin Berishajn. Kthimi i bllokut A5 është paralajmëruar se do të ndodhë në fund të këtij muaji, por vendimi për rrymë më të shtrenjtë do të mbetet në fuqi.

Që prej 19 korrikut të vitit të shkuar, blloku A5 i Kosova A është jashtë funksionit. Si arsye nga KEK ishte dhënë që do të bëhet një remont kapital. Por, ky bllok, prodhues i rrymës nuk është funksionalizuar akoma.

Mosprodhimi I rrymës nga ky bllok, sipas Visar Azemit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka ndikuar që të rriten çmimet e rrymës për 15 për qind për të gjithë konsumatorët.

Partia opozitare e drejtuar nga Lumir Abdixhiku gishtin e drejton në drejtim të ekzekutivit – konsiderojnë se “neglizhenca” dhe “paaftësia” e Qeverisë së Albin Kurtit e kanë vështirësuar situatën energjike.

”Arsyeja pse kam thënë që rritja e çmimit të energjisë mund të ketë ardhur si pasojë e importit që ka të bëjë me lënien jashtë funksionit të bllokut A5 të Kosova A për 10 muaj e që Kosovës i është dashur të importojë energji elektrike me çmim shumë më të shtrenjë që do të mund të prodhohej në Kosovë A5. Rrjedhmisht për shkak të atij importi të shtrejjë tash duhet të rritet çmimi i energjisë elektrike 15 për qind për me i mbulu ato humbje që janë shkaktu për shkak të çmimit të importi“, ka thënë Azemi në një prononcim për Gazetën Express.

Krejt këtë situatë LDK-ja e përkufizon përmes një trinomi, Martin Berishaj, Nagip Krasniqi dhe më i larti në kontekst negativ sipas tyre, Albin Kurti.

”Kjo lidhet me keqmenaxhimin e aseteve të ndërmarrjave siç është KEK, ku kryeministri Kurit ka emëruar në pozitë udhëheqëse z. Nagip Krasniqi i cili ka qenë udhëheqës i departamentit për energji në Lëvizjes Vetëvendosje. Ka pas paaftësi ose dështim në prapavijë sepse ne e kemi lidhë një trinom, Martin Berishajn, Nagip Krasniqin dhe kryeministrin”, ka thënë tutje Azemi.

Pak a shumë kështu e shpjegon edhe gazetari Astrit Gashi, i cili ka dhënë shpjegime sesi imponohet rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Një nga arsyejet e shtrejntimit të rrymës mund të jetë edhe mungesa e bllokut A5”, ka thënë Gashi teksa ka përmendur balancin energjetik që e detyron Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) që të vendosë për ndryshim tarifash.

”Arsyeja pse është rritur çmimi 15 për qind është balanci energjetik, për shkak se Kosova ka deklaruar se do të prodhojë më shumë rrymë dhe nuk e ka arritur atë”, vazhdon Gashi.

Sipas tij, ZRrE detyrohet t’i mbulojë humbjet që shkaktohen prej kërkesës së shtetit për import të energjisë elektrike – ndërkaq, importi bëhet domosdoshmëri kur prodhohet më pak dhe konsumatorët nuk mund ta marrin shërbimin e duhur.

ZRrE: Rritja e importit ka ndikuar në rritjen e shtrejntimit të rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), më 30 mars të këtij viti kishte vendosur të ndryshojë tarifat, duke nënkuptuar ngritjen e çmimit të rrymës.

E për këtë ishin dhënë tri arsyeje, njëra prej tyre ishte edhe shtimi i importit.

”Kapacitetet e kufizuara gjeneruese në vend për të plotësuar kërkesën në rritje detyrojnë Kosovën të blejë sasi më të mëdha të energjisë elektrike në tregun rajonal dhe ndërkombëtar”, ishte një nga faktorët të përmednur nga ZRrE, ku pos kësaj janë theksuar edhe çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe inflacioni që ka prekur edhe këtë industri.

Por importi është determinues në rastin e Kosovës, pasi Blloku A5 ka kapacitet rreth 200 megavatë-orë energji elektrike.

ZRrE është institucion i pavarur, sipas juridiksionit kosovar, por më 4 prill të këtij viti, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, i kishte thënë Gazetës Express se politikat energjetike të ZRrE kanë qenë vazhdimisht të koordinuara me ato të Qeverisë së Kurtit.

Diskursi i pushtetit për energjinë

Nën drejtimin e Albin Kurtit çmimi i energjisë elektrike është rritur dy herë. Në shkurtin e vitit 2022, tarifat e energjisë ishin ndryshuar në formë të kategorizuar. Pra konsumatorët që shpenozonin mbi 800 Këh në muaj paguanin më shumë.

Çështja energjetike kishte qenë një debat i vazhdueshëm në Kuvendin e Kosovës, teksa në opinionin botëror po flitej për një krizë energjetike.

Kjo përdorej si argument nga Kurti, i cili thoshte se nuk kanë shumë zgjidhje ”shtrejntim ose reduktimn“, faktikisht atë dimër kosovarët ishin përballur me reduktime të energjisë elektrike.

Këto dy opsione nuk pranoheshin si opozita – thonin se premtimet e Kurtit si opozitë ishin më ndryshe.

Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë sferën energjetike e kishte parë si kyqe për zhvillim, por gjatë pushtetit energjia do të shndrrohej pikërisht në armën kryesore të opozitës për ta kritikuar Kurtin.

Pasi fillimisht filluan reduktimet, më pas pasuan me rritje çmimesh dhe për ta keqësuar situatën për Kurtin në mediat sllovene ishte përmendur emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj si një akter që ka marrë mjete financiare nga kompania energjetike GEN me seli në Beograd.

Nuk mbaroi më kaq, Policia e Kosovës më 20 prill e arrestoi shefin e KEK’ut Nagip Krasniqin i cili dyshohet për veprat si Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Të gjitha akuzat e opozitës janë hedhur poshtë nga pushteti, të cilët pos opozitës kritikojnë edhe prokurorinë si ”penguese të qeverisjes“.

Ndërkaq sa për gjendjen energjetike, justifikimet e pushtetit shtrihen në dy faktorë – akuzojnë pushtetete kaluara për gjendjen në energji si dhe përdorin gjendjen e krizës energjetike globale për të treguar se si e tillë determinohet edhe në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë