Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se kryeministri Kurti e ka bërë atë që duhej ta bënte çdo kryeministër i një shteti të përgjegjshëm, siç kanë bërë edhe Thaçi, Mustafa, Haradinaj e Hoti.
Ai ka shkruar në Facebook se si është besuar se Thaçi e Haradinaj si udhëheqës të luftës kundër Serbisë të jenë tradhtarë e të shitur, ndërsa Kurti të jetë trimi që nuk thyhet.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Kryeministri Kurti e ka bërë atë që duhet bërë një kryeministër i një shteti të përgjegjshëm – ka shkuar në një takim për ta përfaqësuar vendin, vend i cili ndër të tjera është produkt i kontributit të këtyre shteteve mike që po i kërkojnë të jetë në këto takime.
Kështu ka bërë edhe Thaçi, Mustafa, Haradinaj e Hoti.
E për etiketimin e atyre më herët si tradhtar e të shitur fajin e keni vet.
Si keni mundur të besoni se Thaçi e Haradinaj si udhëheqës të luftës kundër Serbisë të mund të ishin tradhtarë e të shitur kurse një bohem i kryeqytetit si Kurti të jetë ai trimi që nuk thyhet?
Kur beson në babadimër, një ditë kur të rritesh, dëshpërohesh thotë një fjalë.












