Një qytetar nga Mitrovica ka publikuar faturën e ujit që ka pranuar për muajin prill.
Ai ka treguar se fatura i ka ardhur më shumë se 40 euro veç për muajin e fundit.
“Organet e qeverisje lokale në Mitrovicë duhet me shiquar se Kompania e Ujesjellësit Rajonal Mitrovica për muajin Prill 2022 mos ka sjell pije energjike n’vend të ujit” shkroi Driton Xhafa në Facebook.
Postimi i plotë:
Pagesa e faturës se ujit me shifra n’qiell
S’po din njeri nga me shkyer ketë rrogë t’shkret. Hiq me pak se 42.40€uro fatura e ujit për muajin Prill.
Organet e qeverisje lokale në Mitrovicë duhet me shiquar se Kompania e Ujesjellësit Rajonal Mitrovica për muajin Prill 2022 mos ka sjell pije energjike n’vend të ujit.
Inkasanti apo drejtuesit e kompanisë se ujësjellsit duhet kërkuar përgjigjjen⁉️ apo përgjegjësin përball këtij skandali.
N’pikë t’stinës se Verës fatura me e lartë e ujit me ka ardhë 11.20 n’kohën kur është uji shpenzohet me së #SHUMTI.














