Foto ilustrim
Një rrëmbim ka ndodhur para disa ditësh, në Prishtinë, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Policia ka raportuar se një burrë ka deklaruar se është rrëmbyer nga një person dhe është mbajtur për disa ditë i mbyllur në një vend të njohur për të.
Në deklaratën e tij ai ka dhënë detaje, duke përfshirë në akuzë edhe një person të dytë, i dyshuar se ka qenë prezent në vendin e mbajtjes.
Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë:
RRËMBIM
Prishtinë 02.08.2023 – 20:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe për një kohë është mbajtur në nje vend te njohur per te, ne prezence edhe te nje personi tjeter te dyshuar. Dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.













