
Një person është arrestuar mbrëmë në mesnatë në Mitrovicë pasi policia hasi në të derisa po mbante një pistoletë në dorë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Personit në fjalë i është sekuestruar pistoleta me gas dhe një fishek.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rr. Hekurudha, Mitrovicë 25.07.2022-00:08. Policia ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte në dorë një pistoletë. I njëjti është arrestuar dhe i është sekuestruar pistoleta me gas dhe me një fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.











