
Vendi ynë po përballet me temperatura të larta e kjo ma shtuar rrezikun e përhapjes së zjarreve.
Një gjë e tillë ka ndodhur dje në disa fshatra të Mitrovicës ku zjarri vazhdon të jetë aktiv.
Si pasojë e zjarrit dy shtëpi në fshatin Zasellë janë evakuar, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikëave, FSK dhe KFOR me helikopter.
Raporti i plotë policor:
Fsh.Cërrnushë, Mitrovicë 23.07.2022-15:10. Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri një pjesë e pyllit ku zjarri kishte rrezikuar edhe disa shtëpi në fsh. Zasell. Banorët e dy shtëpive janë larguar. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, FSK-së dhe KFOR-i me helikopter. Zjarri është lokalizuar pjesërisht por vazhdon në përmasa më të vogla. Nuk raportohet për të lënduar.












