Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si reagoi bota pas zgjedhjeve në Gjermani?

24/02/2025 - 11:47
në Lajme
A A
Zgjedhjet për qeverinë federale gjermane, konservatorët e Merzit fitojnë – krejt çka dihet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Unioni CDU/CSU doli fitues i zgjedhjeve në Gjermani. Friedrich Merz pritet të jetë kancelari i ardhshëm. AfD dyfishoi votat. Si kanë reaguar liderët botërorë?

Sipas rezultateve paraprake të bëra të ditura nga Komisioni Zgjedhor, Unioni CDU/CSU kryeson rezultatet e votimeve me 28,52% të votave. E dyta renditet AfD me 20,80%. Pastaj Socialdemokratët e SPD me 16,41% të votave, Të Gjelbrit kanë marrë 11,61% të votave. E Majta ka shtuar votat duke arritur në 8,77%. Kurse jashtë Bundestagut mbetet FDP me 4,33% dhe Aleanca Sahra Wagenknecht me 4,97%.

Rezultatet e zgjedhjeve për Bundestagun u pritën me ndoqën me shumë vëmendje edhe jashtë Gjermanisë. Urimet për CDU/CSU vijnë kryesisht nga kampi i djathtë dhe konservator jashtë vendit, por edhe nga politikanë të tjerë

Donald Trump: Ditë e madhe për Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara

Pasi administrata e Trump para zgjedhjeve kishte shprehur preferenca për partinë Alternativa për Gjermaninë, AfD, pas zgjedhjeve u shpreh edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Në platformën Truth Social ai u shpreh se “duket se partia konservatore e Gjermanisë ka fituar zgjedhjet e shumëpritura”. Ngjashëm me SHBA-të, duket se njerëzit në Gjermani janë ngropur me “agjendën e pa sens e të pakuptimtë” – veçanërisht në fushat e energjisë dhe imigracionit, u shpreh republikani Trump. Një “ditë e shkëlqyer për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e një zotërie të quajtur Donald J. Trump”.

Nga vendi fqinj, Austria uroi AfD-në kreu i partisë populiste austriake, FPÖ, Herbert Kickl. “Në barrierën mbrojtëse të partive të bërë njësoj […] ka që sot një çarje të madhe.” Njerëzit nuk duan më paternalizëm, imigrim masiv të paligjshëm dhe komunizëm klimatik. FPÖ e Kickl u bë partia më e fortë në zgjedhjet austriake në shtator 2024 me një 26 përqind, por negociatat e koalicionit deri më tani kanë dështuar.

Costa: Ta bëjmë Evropën më të fortë

Edhe presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa uroi Friedrich Merz për fitoren e tij në zgjedhjet federale. Costa u shpreh në platofrmën X se ai gëzohej për bashkëpunimin e ngushtë me të për ta bërë Evropën më të fortë, më të suksesshme dhe më autonome: “Këto mund të jenë kohë sfiduese. “Por unë e di se, si në të kaluarën, Bashkimi Evropian do të japë rezultate dhe do të dalë më i fortë”.

Izrael: “Gëzohemi për vizitën tuaj të parë si kancelar”

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i shprehu Friedrich Merz-it ” nga CDU/CSU urime” për fitoren e tij “të qartë” në zgjedhje. Kreu konservator i qeverisë izraelite vazhdoi të shkruante në X: “Gëzohem të punoj ngushtë me qeverinë tuaj të ardhshme”, sidomos “për të përforcuar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona.”

Macron uron Merz dhe shpreh miqësinë e tij me Scholz

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili është vetë nën presion politik brenda vendit, shkroi se foli me fituesin e zgjedhjeve Merz në mbrëmje dhe e uroi atë, siç shkroi në X. Ai u shpreh se këmbu mendime edhe me kancelarin aktual Olaf Scholz (SPD) dhe shprehu miqësinë ndaj tij. “Ne jemi më të vendosur se kurrë për të arritur gjëra të mëdha së bashku për Francën dhe Gjermaninë dhe për të punuar drejt një Evrope të fortë dhe sovrane.”

Macron uron Merz dhe shpreh miqësinë e tij me Scholz

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili është vetë nën presion politik brenda vendit, shkroi se foli me fituesin e zgjedhjeve Merz në mbrëmje dhe e uroi atë, siç shkroi në X. Ai u shpreh se këmbu mendime edhe me kancelarin aktual Olaf Scholz (SPD) dhe shprehu miqësinë ndaj tij. “Ne jemi më të vendosur se kurrë për të arritur gjëra të mëdha së bashku për Francën dhe Gjermaninë dhe për të punuar drejt një Evrope të fortë dhe sovrane.”

Partia populiste e pjesërisht ekstremiste e djathtë, AfD mori urime edhe nga ekstremisti i njohur francez i krahut të djathtë, Éric Zemmour. “Çfarë suksesi i bukur zgjedhor!” shkroi Zemmour në platformën X. Ai vetë shkroi se gjendet në Berlin “në krah të Alice Weidel”. Zemmour publikoi një video në të cilën i shtrëngoi dorën liderit të AfD-së.

Urime erdhën për Unionin CDU/CSU edhe nga Britania e Madhe. Kryeministri britanik Keir Starmer shkroi në platformën X se gëzohej të punonte me qeverinë e re federale. Bëhet fjalë për “thellimin e marrëdhënieve tona tashmë të ngushta, përmirësimin e sigurisë sonë të përbashkët dhe rritjen ekonomike për të dy vendet”, tha politikani laburist. Urime të përzemërta, Friedrich Merz për suksesin zgjedhor dhe mandatin qeveritar!”, shkroi kryeministri socialdemokrat i Norvegjisë Jonas Gahr Støre. “Gjermania është partneri më i rëndësishëm i Norvegjisë në Evropë”. /DW

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë