Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si reaguan Ambasadat ndaj mbylljes së komunave paralele në vend?

16/01/2025 - 08:22
në Lajme
A A
Si reaguan Ambasadat ndaj mbylljes së komunave paralele në vend?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë një operacioni policor dje, janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore paralele.

Aksioni për mbylljen e komunave paralele është kryer dje në dhjetë komuna të vendit, pa autorizim të Prokurorisë.

Ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se nga dje u mbyll kapitulli i institucioneve paralele. “Në Banjë e gjithandej në të gjitha pjesët tjera të Republikës së Kosovës objektet komunale, postat, zyrat tatimore dhe të gjitha mbetjet e institucioneve paralele përfundojnë”, tha në një postim në rrjetet sociale.

“Këto institucione paralele kriminale të Serbisë nuk kanë vend në Republikën e Kosovës”, tha ndërkaq ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thanë se nuk e kanë autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer kontrolle dhe bastisje dhe se nuk pati ndonjë kërkesë zyrtare për këtë çështje.

Në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria thuhet se organi i ndjekës nuk ka autorizuar kryerjen e bastisjeve në këto lokacione meqë nuk kanë pasur ndonjë kërkesë zyrtare me shkrim nga institucionet dhe se nuk u është ofruar kurrfarë prove për t’u krijuar dyshimi i bazuar se është duke u kryer ndonjë vepër penale.

“Prokurori i shtetit duke pasur parasysh faktin që me këtë rast nuk janë përfillur procedurat e nevojshme të përcaktuara decidivisht në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, nuk ka mundur që në rastin konkret të lëshohet çfarëdo autorizimi. Prokurori i shtetit është i gatshëm dhe i përkushtuar në ndjekjen e veprave penale dhe kryerësve të tyre, gjithmonë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, si dhe duke u bazuar në parimin e barazisë dhe mos diskriminimit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Policia e Kosovës tha përmes një komunikate se qëllimi i operacionit ishte vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe me kërkesën e ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ka ndihmuar zyrtarët e kësaj ministrie për ndërprerjen e veprimtarive të jashtëligjshme të këtyre institucioneve.

“Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ku varësisht nga të gjeturat do të ndërmerren masat e mëtejme ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Kjo e shtyri ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu, të reagojë prokurorisë, e cila njoftoi se nuk ka pasur ndonjë koordinim me Policinë e Kosovës në lidhje me aksionet e mbylljes së strukturave paralele në disa lokacione në Kosovë.

Haxhiu e ka cilësuar këtë reagim si “skandaloz”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka thënë se veprimet e djeshme të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë në disa komuna të Kosovës, ndikojnë direkt dhe negativisht tek qytetarët serbë etnikë të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera dhe mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euro-atlantik.

“Veprimet e vazhdueshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të mbështetura nga Serbia ndikojnë drejtpërdrejt dhe negativisht tek qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet e tjera – dhe minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik. Këto çështje duhet të menaxhohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në mënyrë që të avancojë normalizimin dhe integrimin e Kosovës si një demokraci moderne, multietnike, evropiane dhe të mbrojë mirëqenien e qytetarëve të saj”, u shpreh Ambasada, në një deklarim zyrtar.

Për këtë situatë reagoi edhe Ambasada e Britanisë së Madhe.

”Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar nga veprimet e sotme në strukturat paralele të Serbisë në mbarë Kosovën. Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të sigurojë që këto veprime të kryhen në përputhje me kornizën e saj ligjore, por edhe që ato të marrin parasysh faktin se shumë serbë të zakonshëm të Kosovës, duke përfshirë edhe më të cenuarit, vazhdojnë të mbështeten në këto institucione për shërbime”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

E, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se në parim pajtohet që struktura të tilla nuk duhet të funksionojnë në Kosovë, por se sipas tij, rruga drejt mbylljes së tyre duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Më lejoni të jem i qartë: ne jemi dakord në parim që funksionimi i strukturave të tilla paralele duhet të ndërpriten. Por rruga drejt kësaj duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Me veprime si sot, nuk fitoni zemrat, mendjet e njerëzve të prekur”, ka shkruar Rohde në rrjetin social X.

Edhe Ambasada franceze u shpreh që veprime të tilla nuk janë zgjidhje, duke thënë se palët duhet t’i drejtohen dialogut.

“Jemi plotësisht të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, kujtojmë se çështja e këtyre strukturave ‘paralele’ duhet të trajtohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Zbatimi i ASMM-së, në bazë të draft statusit të përgatitur nga BE-ja, do të mundësojë vazhdimin e ofrimit të shërbimeve të caktuara për qytetarët serbë të Kosovës në respekt të plotë të kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

Në anën tjetër, reagim pati edhe nga Bashkimi Evropian, që vlerësoi se këto veprime janë ndërmarrë në mes të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit dhe nuk ndihmojnë në uljen e tensioneve në veri.

“Veprimet e fundit të Kosovës kundër dhe mbyllja e strukturave të mbështetura nga Serbia, të kryera në mes të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, bien ndesh me detyrimet e saj ndaj Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të normalizimit. EULEX-i është duke monitoruar sjelljen e këtyre veprimeve të fundit në përputhje me mandatin e tij.”, thuhet në reagimin e BE-së.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë