Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si shkoi vizita e Veselit në Kosovë dhe kë e takoi ai? Publikohet raporti i Speciales

29/01/2022 - 11:01
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata Speciale pritet ta lirojë Kadri Veselin për varrimin e nënës së tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Speciale e ka publikuar raportin e vizitës së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli në Kosovë pasi që atij i vdiq nëna, vetëm pak muaj pasi i kishte ndërruar jetë edhe babai.

Siç bëhet e ditur në raportin e Speciales, ashtu si në vizitën e parë, Veseli nuk është lënë vetëm as gjatë takimeve që kishte pasur me anëtarë të ngushtë të familjes.

Në raport bëhet e ditur se Veseli në Kosovë ka qëndruar në një objekt “të sigurt” dhe gjatë gjithë kohës në paraburgim.Veseli, edhe gjatë vizitës tek varri i nënës së tij ishte nën përcjelljen e oficerëve të Speciales.

“Sekretaria i ofroi gjyqtarit të procedurës paraprake azhurnime të rregullta gjatë vizitës së paraburgimit, siç specifikohet në vendim. Z. Veseli është transferuar në një objekt të sigurt në Kosovë, ku ka qëndruar gjatë gjithë kohës në paraburgim dhe nën përcjellje. Z. Veseli vizitoi varrin e nënës së tij në shoqërinë e oficerëve përcjellës.

Menjëherë pas kësaj, z. Veseli u transportua në [REDAKTUAR]. [RIDAKTUAR]. Z. Veseli vizitoi dy grupe të vogla të vizitorëve të autorizuar, pas verifikimit të identitetit, secili i përbërë nga katër anëtarë të familjes së ngushtë.

Z. Veseli ka vizituar grupin e parë dy herë, para dhe pas vizitës me të dytin grup. Gjatë vizitës së tij me grupin e dytë, një anëtar i afërt i familjes u largua nga [REDAKTUAR] dhe një i afërm i autorizuar i shkallës së dytë u lejua të hynte [REDAKTUAR] dhe t’i bashkohej grupit të dytë”, thuhet në një pjesë të raportit të Speciales.

“Z. Veseli nuk ka qenë në asnjë moment vetëm me asnjë nga anëtarët e familjes dhe të afërmit e mësipërm. Vizitat [REDAKTUAR] u kryen brenda shikimit dhe dëgjimit të oficerit kryesor të kujdestarisë dhe/ose oficerit(ëve) përcjellës, me ndihmën e një përkthyesi të DSK”, thuhet tutje në raport.

Nga Gjykata Speciale bëjnë me dije se të nesërmen Veseli në objektin e paraburgimit është takuar edhe me tre grupe të vogla të vizitorëve.

“Pas përfundimit të vizitave, z. Veseli u transportua në objektin e sigurt të transferimit të KD-së, [REDAKTUAR] ku qëndroi gjatë natës. Të nesërmen në mëngjes, z. Veseli pati vizita personale me tre grupe të vogla të vizitorëve të autorizuar në objektin e sigurt të transferimit, pas verifikimit të identitetit”, thuhet në raport.

Grupi i parë i vizitorëve përbëhej nga dy anëtarë të familjes së ngushtë, grupi i dytë i vizitorëve përbëhej nga tre të afërm të shkallës së dytë dhe grupi i tretë i vizitorëve përbëhej nga katër anëtarë të ngushtë të familjes.

“Personat janë takuar ose kanë pasur kontakte me z. Veseli në objektin e sigurt të transferimit”, thonë nga Specialja.“Z. Veseli nuk ishte vetëm me vizitorët e tij në asnjë moment. Vizitat në objektin e sigurt u kryen brenda shikimit dhe dëgjimit të oficerit kryesor të kujdestarisë dhe/ose oficerit(ëve) përcjellës, me ndihmën e një përkthyesi të DSK”, thuhet tutje në raport.

“Siç urdhëroi gjyqtari i procedurës paraprake, z. Veseli nuk kishte qasje në pajisjet e komunikimit apo mjetet e tjera të komunikimit, duke përfshirë stilolapsin dhe letrën, përveç atyre që u lehtësuan nga GJP.

Përveç kësaj, z. Veseli nuk i është lejuar të kalojë apo marrë ndonjë send nga ndonjë person pa inspektimin paraprak të oficerit(ve) përcjellës”, thuhet tutje.Regjistri ka konstatuar se Veseli iu përmbajt udhëzimeve të shefit të kujdestarisë dhe zyrtarëve përcjellës gjatë vizitës në paraburgim.

“Bashkëpunimi me partnerët e jashtëm ishte shumë efektiv dhe siguroi një operacion të suksesshëm”, thuhet në fund të raportit.

Ndryshe, Veseli që nga fundi i vitit 2020 është në paraburgim në Hagë.Atje ai është në pritje të gjykimit ndaj tij, teksa Gjykata tash e disa herë ia ka refuzuar lirimin me kusht. /Lajmi.net/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë