Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si të ulni stresin dhe ankthin kur jeni në trafik

25/10/2024 - 16:56
në Kuriozitete
A A
Si të ulni stresin dhe ankthin kur jeni në trafik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të gjithëve na ka ndodhur që të shqetësohemi dhe të acarohemi kur vazhdimisht bllokohemi në trafik

– Advertisements –

Trafiku i ngarkuar është një burim i shpeshtë zemërimi dhe ankthi dhe me të përballet gjithsecili prej nesh. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stresit është i dëmshëm kur është fjala për shëndetin tuaj kështu që është e rëndësishme ta largoni atë sa më shpejt.

Ja disa këshilla se si të përballoni stresin në trafik:

1. Përpiquni të planifikoni alternativa të tjera në vend që të ngisni makinën çdo ditë

Sa më shumë të drejtoni makinën në trafik të rënduar, aq më shumë do t’ju kthehet në një detyrë frustruese dhe do ta mbani këtë inat me vete herën tjetër që do të hipni në makinë. Shikoni nëse mund të merrni një ditë çdo dy javë për të bërë diçka ndryshe: Të punoni nga shtëpia, të përdorni transportin publik, ose ndoshta të ndani makinën me dikë tjetër në mënyrë që të keni një person tjetër në makinë për të ndarë irritimet e rrugës dhe për t’ju mbajtur të qetë.

2. Planifikoni, planifikoni, planifikoni

Gjithmonë jepini vetes shumë kohë dhe prisni që mund të hasni trafik. Presioni i kohës që kalon, kurrë nuk ndihmon humorin tuaj, prandaj kontrolloni trafikun para se të udhëtoni dhe përpiquni t’i jepni vetes dyfishin e kohës për të arritur në destinacion. Po ashtu, ia vlen të kontrolloni rrugën tuaj para se të niseni dhe të kuptoni cilat janë mundësitë tuaja të tjera nëse një rrugë përpara është e bllokuar.

3. Kujtoni se të drejtuarit nuk është një garë

Silluni në trafik në të njëjtën mënyrë që prisni nga drejtuesit e tjerë të automjeteve. Duke bërë një përpjekje të vetëdijshme për të qenë një drejtues i kujdesshëm dhe për të mos u futur në situata me agresivitet, do të mbani nivelet tuaja të stresit në minimum. Merrni frymë thellë në vend që të bëni gjeste zemërimi apo t’i bini gjithë kohës borisë së veturës. Çdo njeri në rrugë ka diçka për të bërë dhe duke e kuptuar këtë, do të jeni në gjendje të qetësoheni dhe të qëndroni të qetë pas timonit.

4. Bëni një pushim

Nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm para një udhëtimi të gjatë, bëni një pushim çdo dy orë për t’u zgjuar dhe për të mbajtur larg ndjenjat e stresit. Edhe një shtrirje e thjeshtë e këmbëve për pesë minuta do të mjaftojë për të lehtësuar tensionin dhe për të qartësuar mendjen, gati për një tjetër pjesë në autostradën e ngarkuar.

5. Çaktivizoni telefonin tuaj

Thjesht çaktivizoni apo mos e përdorni telefonin gjithë kohën sa herë që të hipni në veturë. Edhe nëse nuk e prekni, njoftimet e tij që bëjnë zhurmë janë mjaft shpërqendrim dhe mund t’ju stresojnë kur duhet të përqendroheni në rrugën përpara. Të lejoni që gjërat t’ju shqetësojnë përmes telefonit dhe të diskutoni probleme pune që mund të mos jeni në gjendje t’i zgjidhni menjëherë është një stres shtesë për të cilin nuk keni nevojë.

JU REKOMANDOJMË

Studimi danez: Nuk ka asnjë lidhje mes aluminit në vaksina dhe autizmit apo ADHD
Kuriozitete

Studimi danez: Nuk ka asnjë lidhje mes aluminit në vaksina dhe autizmit apo ADHD

18/07/2025 - 20:40
Prestigjiozja “Forbes” rekomandon pushimet në Shqipëri
Kuriozitete

Prestigjiozja “Forbes” rekomandon pushimet në Shqipëri

16/07/2025 - 14:01
“Nuk flet shumë”, burri nga Indonezia “martohet” me tenxheren e orizit
Kuriozitete

“Nuk flet shumë”, burri nga Indonezia “martohet” me tenxheren e orizit

16/07/2025 - 10:17
Finlanda ndalon rusët dhe bjellorusët të blejnë prona
Kuriozitete

Finlanda ndalon rusët dhe bjellorusët të blejnë prona

16/07/2025 - 09:52
Pse në Zvicër kondicionerët janë thuajse të ndaluar
Kuriozitete

Pse në Zvicër kondicionerët janë thuajse të ndaluar

15/07/2025 - 09:20
Tarifat ndaj Brazilit, konsumatorët amerikanë do ta paguajnë më shtrenjtë kafenë dhe lëngun e portokallit
Kuriozitete

Tarifat ndaj Brazilit, konsumatorët amerikanë do ta paguajnë më shtrenjtë kafenë dhe lëngun e portokallit

11/07/2025 - 14:22

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë